Meta- Sessions:Trump do të bashkëpunojë për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë

0

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë  qëndrimit në SHBA u prit në takim nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan,  Pete Sessions.Në fjalën e tij, Session garantoi kryeparlamentarin Meta se Trump do të bashkëpunojë për forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, ndërsa shprehu bindjen se viti 2017 do të jetë i sukseshëm.

Loading...

“Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Jam i bindur se 2017-ta do të jetë një vit i suksesshëm,’ – u shpreh zyrtari i lartë amerikan.

Kongresmeni Sessions  u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke vlerësuar miratimin konsensual të reformës në drejtësi dhe vendosmërinë e  Meta për konsensus të plotë.

“ SHBA mbështet angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë. SHBA është e bindur se bashkëpunimi me shqiptarët forcon Shqipërinë dhe rajonin. Krenar që jeni sërish për vizitë në SHBA për të riafirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe për t’i çuar ato më përpara,” – tha Seassions. Nga ana e tij, numri Një i Kuvendit, deklaroi se Shqipëria është e vendosur të zbatojë reformën në drejtësi, përmes ligjit të Vettingut. “

“ Shqipëria e vendosur në implementimin e reformës në drejtësi përmes Vetting-ut. Ne mbështetemi te SHBA-të dhe do të punojmë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Vizita juaj e ardhshme në Shqipëri do të shërbejë për të përforcuar partneritetin strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë,” – tha kryeparlamentari. Kreu i Kuvendit ndodhet në një vizitë në Amerikës, ku do të marrë pjesë në Inaugurimin e Presidentit të Ri të SHBA –së, Donald Trump.

Loading...

Lini nje pergjigje