Standard.al

Kur ftesa e munguar kthehet në makth! Rama sfidon nga Singapori, Presidentin Trump!

1

Megjithëse e kishte akuzuar dhe ofenduar gjatë kohës së fushatës, thellë në brendësine  tij Edi Rama si kryeministër vendi e priste një ftesë nga stafi i Donald Trump për ceremoninë e inaugurimit të Presidenit të 45-të të SHBA-ve. Por kur ditët kaluan dhe shanset e një ftese u shuan përfundimisht, kryeministri arriti me mjeshtërinë e një “shoë-man-i” të përcillte për publikun anën negative të ceremonisë dhe të “lojës” brenda saj. Kur ftesat erdhën për kryedemokratin Basha, ministrin Klosi, deputetin socialist Bushati, fillimisht Rama nuk u ndje. Por kur ftesa erdhi edhe për aleatin e tij Ilir Meta, kryeministri nuk duroi më.

Fillimisht mediat pranë kreut të qeverisë përcollën në publik lajmin se ne ceremoninë e inaugurimit të Trump nuk kishte nevojë për ftesa pasi ajo blihej me thjesht 500 USD. Në fakt një pjesë e këtij lajmi është i vërtetë, pasi biletat online për të marrë pjesë në këtë ceremoni ishin hedhur me kohë në treg. Por ajo ku mungon pjesa tjetër e së vërtetës në lajm është fakti se këto bileta që shiten për ceremoninë në treg nuk i lejojnë pjesëmarrësit të qëndrojnë brenda mureve ku zhvillohet ceremonia, pra në “ Capitol Buildings”. Ndërsa për personalitet e ftuara në ceremoni, ku përfshihen Basha e Meta, ftesa nënkuption se ata marrin pjesë si të ftuar nderi dhe qëndrojnë brenda ndërtesës ku zhvillohet ceremonia.

Por përtej këtij përdorimi mediatik, kryeministri me një shpejtësi marramendëse nxiti në prag të ceremonisë së inaugurimit një vizitë në Singapor! Ka dy ditë që përmes mediave përcillen me pompozitet “lajme të mira” që vijnë nga bashkëpunimi i pritshëm mes Shqipërisë e Singaporit.Madje Rama foli edhe për një bashkëpunim afatgjatë, kur tha me siguri se në mandatin e ardhshëm do mundësohet realizimi i disa projekteve. “Shpikja” e një vizite me rezultate të “shkëlqyera” për Shqipërinë ishte “grahma” e fundit e kryeministrit për të ndalur sadopak qëndrimet në publik për mos përfshirjen e tij tek liderat e botës të ftuar në ceremoninë e betimit të Donald Trump! Megjithëse vetë Rama ishte i vetëdishëm se pas qëndrimeve të pakuptimta gjatë fushatës elektorale në SHBA në mbështetje të Clinton dhe akuza për Trump, shanset e marrjes së një ftese në ceremoninë e inaugurimit ishin të pakta, gjithsesi ai shpresonte. Pasi ndryshe nga shprehja popullore “shpresa vdes e fundit”, Rama nuk mundi të siguronte një ftesë zyrtare për ceremoninë e betimit.

Në këtë rast , më mirë se kushdo, qeveritarët socialistë dhe kryeministri mund të bërtasin me zë të fortë: Rroftë Singapori!

standard.al

1 Comment
  1. agimia says

    I plasi Trump prer nje kalama pa tru !

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.