Kostot e larta të misrit meksikan do të prekin konsumatorët

0
227

Kërkesa meksikane për importin e misrit të verdhë nga Shtetet e Bashkuara do të rritet sezonin e ardhshëm, teksa kostot e prodhimit vendas gjithashtu do të rriten, ndërkohë që vetë procesi i prodhimit do të ulet.

Kjo është deklarata e presidentit të federatës së fermerëve në vend. Kostot e prodhimit po rriten për shkak se çmimi i karburantit tashmë ka arritur majat dhe monedha vendase po humbet terren. Të dy këta faktorë do të presionojnë koston e tortillave meksikane këtë vit, sipas Juan Pablo Rojasit, presidentit të federatës së fermerëve të misrit. Ai shtoi se kjo situatë do të bëjë që prodhuesit të shkurtojnë sasitë e fertilizuesve dhe të tjera sendeve.

“Prodhuesit me siguri nuk do të blenë më fertilizues dhe të tjera produkte të konsumit sepse kostoja e prodhimit për hektar është rritur me 20 – 40%. Çmimi është rritur për shkak të rritjes së taksave, karburantit dhe çmimit të fertilizuesve.”

Importi gjatë sezonit 2016/2017 me gjasa do të arrijë midis 14 dhe 16 milionë ton, sipas Rojas. Ai gjithashtu raportoi se kostot e prodhimit me gjasa do të kalojnë nivelin e 40% në javët në vijim dhe përgjatë sezonit të ardhshëm dhe kjo, më së shumti do të ndikojë mbi konsumatorët. Shitësit lokale të tortillave do të jenë më të ndikuarit nga lëvizjet e çmimit.

“Prodhuesit e tortillas që janë në periferi, në cep të bllokut, ata janë personat që janë disi të pakontrollueshëm sa i përket çmimit. Ne e kuptojmë pasi ata janë bizneset e vogla dhe kostot e tyre gjithashtu rriten kur çmimi i kokrrave që përdorin, rritet. Kjo vjen për shkak të transportit dhe gjithashtu çmimeve të larta të miellit.”

Pavarësisht një mbledhjeje që presidenti Enrique Pena Nieto organizoi me bizneset dhe liderët e unionit, në përpjekje për të limituar rritjen e çmimit për gjëra bazike, Rojas thotë se nuk është optimist. Menaxheri i një mulliri misri në Meksiko, Victor Rodriguez thotë se mullinjtë kanë ndjerë presionin për t’i mbajtur çmimet të ulëta.
“Misri gjithnjë ka patur një çmim jo të qëndrueshëm, rritet dhe ulet dhe tani nuk është ulur. Në të kundërt, është rritur në mënyrë të konsiderueshme për ton, dhe ne nuk mund ta rrisim çmimin në këtë moment, sepse sulmohemi nga autoritetet, ata na presionojnë.”

Rojas gjithashtu shtoi se çmimet e tortillave me gjasa do të rriten në mbarë vendin, me një mesatare prej 7%, duke kapur kështu vlerën e 14 pesos për kile. Sidoqoftë, në realitet, rritja mund të arrijë edhe më shumë se 40%, që përkthehet në 20 pesos për kile në pjesët jugore të vendit, që kanë tendencën të jenë më të varfëra. Shitësja lokale e ushqimeve, Laura Tellez, tha se çmimet tashmë janë rritur.

“Tortillat, mielli, vaji, kremi, djathi, çdo gjë është rritur për shkak të benzinës. Çmimi i benzinës rritet e po ashtu edhe çmimet.”

Një prishje e NAFTA-s, marrëveshja e tregtisë së lirë mes Meksikës, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, tëcilën presidenti i zgjedhur Donald Trump ka premtuar ta hedhë tërësisht tutje ose ta rinegociojë, mund të sjellë gjithashtu ndryshime për situatën e misrit meksikan. NAFTA fajësohet gjerësisht në Meksikë pasi e ka përmbytur tregun me misër të verdhë, të lirë dhe të subvencionuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here