Historia që fshihet pas Olsi Ramës, pse ja dëbuan familjen nga SHBA (Foto)

0

Ai quhet Olsi Rama dhe është një i ri shqiptar shumë i talentuar që jeton në Elmwood Park të Ilinois-it dhe stërvitet që të arrijë rezultate të kënaqshme në sportin e peshëngritjes. Historia e 18-vjeçarit ka zënë faqet e një prej gazetave më të rëndësishme në SHBA si “Chikagotribune” për arsyen e vetme se prindërit e tij shqiptarë, bashkë me motrën janë dëbuar tashmë nga Shtetet Bashkuara të Amerikës, për shkak se ishin emigrantë të jashtëligjshëm, ndërsa Olsi duke qenë se ka lindur atje, është detyruar të jetojë i vetëm.

Loading...

“Prindërit e mi tani jetojnë në një vend tjetër. Ata erdhën në Amerikë pa dokumente, bashkë me motrën time, kur nëna ishte shtatzënë me mua. Unë kam lindur këtu dhe kam shtetësi amerikane. Prindërit e mi u kthyen sërish në Shqipëri pas 10 vitesh qëndrim këtu” tregon Olsi.

Duke treguar pasionin për mundjen, i riu thotë se e ndan atë me vështirësitë e të jetuarit vetëm dhe pa mbështetjen e familjes. Ai pranon se takohet çdo verë me familjen e tij, prindërit Ferrick dhe Natasha Rama dhe motrën 20-vjeçare Lediana, por kaq nuk mjafton.

Ajo që ata humbasin janë garat e tij të mundjes, ku Olsi premton shumë. Vetëm nga garat dimërore ai ka arritur të renditet i nënti në Ilinois, një rezultat shumë i mirë, sipas trajnerit të tij.

Megjithatë, Olsi shprehet se nuk e di nëse në të ardhmen do vazhdojë t’i përkushtohet pasionit të tij për këtë sport, pasi dëshiron të ndjekë edhe studimet e larta për inxhinieri elektrike, ose financë.

Dëshira e tij më e madhe është që të rritet sa më shpejt dhe të mbushë 21 vjeç, atëherë kur ka të drejtë të kërkojë edhe bashkim familjar. “Sytë e prindërve të mi janë tek unë. Ata krijuan gjithë këto mundësi për mua dhe unë dua të bashkohem me ta”,- thotë ai./bw

ct-ctlfl-ct-elh-wrs-immco-tl-0112-9-jpg-20170118

Loading...

Lini nje pergjigje