Qeveria kthen Përmetin në Qendër Historike… Por harron Gjirokastrën

0

Pas miratimit të vendimit për shpalljen e qytetit të Përmetit, Qendër të Mbrojtur Historike ,u theksua se ky vendim është një tjetër premtim i mbajtur nga Ministria e Kulturës. Jo vetëm për mbrojtjen e qyteteve dhe zonave të caktuara me vlera të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historisë, por dhe për kthimin e këtyre vendeve në zona me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe atë ekonomik, duke u dhënë atyre një jetë të re.

Loading...

Duhet ta pranojmë që ka shumë vende në Shqipëri që kanë shumë vlera për sa i përket trashëgimisë kulturore dhe historike. Mjafton që të përmendim një ndër vendet e shumta që ka Shqipëria: Gjirokastrën. Në vitin 1961 shteti shqiptar e shpall “qytet muze”. Gjirokastra u bë gjithashtu pjesë e trashëgimisë botërore, ëndrra disa-vjeçare e qytetarëve të saj. Kur ky qytet u mor në mbrojtje nga UNESCO të gjithë menduam se do të ishte  një ndihmesë e madhe për ringritjen dhe mbijetesën e saj dhe se Gjirokastra do ringrihet dhe lartësohet me kontributin e të gjithëve. Por mesa duket nuk shkoi kështu, përkundrazi. Qytetarët dhe Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore denoncojnë çdo ditë se Gjirokastra po shkon drejt rrënimit dhe nuk ka vemëndjen e duhur nga shteti. Specialistët e Trashëgimisë  më herët kanë shprehur shqetësimin në Gjirokastër për rreth 20 monumente të kategorsië së parë që rrezikojnë të shemben. Monumentet, ndonëse kanë statusin e mbrojtjes nga shteti, kanë nevojë për restaurime të menjëhershme. Denoncimi i rradhës dhe paraqitja e situatës së rrënuar në Gjirokastqr vjen sërish nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, e cila ka postuar një foto në Gjirokastër, me mbishkrimin:  Gjirokastra siç nuk do donim ta shihnim. Nuk i dihet nëse dhe Përmeti që u shpall së fundmi Qendër Historike do të ketë të njëjtin fat me Gjirokastrën. Ndonëse kemi vende me vlera kultuore dhe historike, nuk po i mbajmë siç duhet.

Loading...

Lini nje pergjigje