Standard.al

Firma e zgjedhur nga “Lali” për ndërtimin e Bulevardit të Ri le pa energji një pjesë të Tiranës

0

Firma që po punon në ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës ka lënë pa energji zonën e “Don Boskos”, pasi ka dëmtuar fidrin që furnizon këtë zonë.

OSHEE bën të ditur se prej orës 10.30 fidri A12 i nënstacionit rajonal të Tiranës ka pësuar avari e për pasojë pa energji ka mbetur gjithë zona deri tek rrethrrotullimi i “Zogut të zi”.

Grupi i avarisë në drejtorinë rajonale të OSHEE në Tiranë po punon për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejtë të energjisë elektrike.

Ky nuk është rasti i parë që fidrat dëmtohen nga kompani private, ndërsa në dhjetor vetë administratori i OSHEE-së Adrian Çela, propozoi një nismë ligjore për ndjekjen penale të dëmtuesve/ TCH

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.