E tmerrshme: Gruaja 43-vjeçare martohet me të bijën (Foto)

0

Një grua nga Oklahoma, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka përfunduar bashkë me të bijën në burg pas një martese incesti.

Loading...

Patricia Spann, 43-vjeçe dhe Misty Spann, 25, u martuan ligjërisht në mars.

“Nuk kam thyer ndonjë ligj, sepse emri im nuk është më në certifikatën e lindjes së Misty­t”, mësohet t’i ketë thënë Patricia policisë.

Në vitin 2010, Patricia humbi kujdestarinë e tre fëmijëve dhe fëmijët u çuan tek gjyshja nga ana e babait.

Sipas ligjit të Oklahoma­s, nuk lejohet martesa brenda familjes duke u konsideruar incest edhe nëse nuk kryhet marrëdhënie intime.

Por dy vjet më parë, nënë e bijë u ribashkuan dhe u martuan.

Martesa e tyre u zbulua nga hetimi i punonjësve socialë, duke sjellë arrestimin e të dyjave të premten.

Loading...

Lini nje pergjigje