7 rregulla për femrat të cilat nuk kanë fat në dashuri

0

Njohtime, takime, të dalura dhe në fund përsëri nuk pati sukses. Nëse ndjeheni sikur ju ndjek një e keqe në dashuri, është koha për rregulla të reja…

Loading...

Nëse jeni në kërkim të dashurisë, dhe më nuk dëshironi ta humbisni kohën, hidhni një sy këtyre rregullave, ndoshta ato do t’ua ndryshojnë jetën:

1.Ndaloni së ndjeri keqardhje për veten tuaj

Gjëja më e keqe që mund ta bëni është t’ju vijë keq për veten sepse jeni e vetmuar. Mbushini me vetëbesim dhe lumturia vetë do t’ju shfaqet në derë.

2.Asnjëherë mos derdhni lot

Është më se normale ta keni të vështirë për një periudhë sepse jeni ndarë nga i dashuria juaj ose thjesht nuk ju shkoi, por nuk guxoni t’ia lejoni vetes të qani. Ruajeni energjinë dhe gjeni dilkënd që ju meriton.

3.Jini misterioze

Nuk është pa tjetër që në takimin e parë t’i tregoni çdo gjë atij, por lini diçka për më tutje. Kështu nuk do të jeni e mërzitshme dhe ai do të dojë që edhe më tej t’ju shohë dhe të kuptojë diçka interesante për ju.

4.Le t’ju afrohet ai

Kjo ka rëndësi të veçantë në takimet e para. Jini një zonjë e vërtetë dhe lëreni atë t’ju afrohet. Një mashkull i cili e din se çfarë dëshiron dhe çfarë don të jetë me ju, do të japë gjithçka nga vetja e tij.

5.Mos u lëshoni shumë me mesazhe dhe thirrje

Sidomos nëse nuk ua kthen mesazhin ose thirrjen. Bëhuni e pa aritshme dhe lëreni atë t’ju kërkojë juve. Mos i dërgoni shumë mesazhe ose ta thërrisni shpesh. Jepni vetëm 30% mund në lidhje.

6.Mbani mend: Edhe ju keni jetën tuaj

Sapo t’ju dëgrojë mesazh prisni pak dhe mendohuni mirë për atë se si do t’i përgjigjeni. Gjeni ndonjë mënyrë tjetër për ta kaluar kohën.

7.Argëtohuni

Shumë femra dëshirojnë që takimi i parë t’ju kthehet në lidhje të suksesshme, e kur kjo gjë nuk ndodh, shpesh fajtorin e kërkojnë tek vetja e tyre. Filloni t’i shihni takimet si një argëtim i shkëlqyeshëm, ndërsa nëse nuk keni sukses më këtë, me siguri do të keni me ndonjë tjetër.

Loading...

Lini nje pergjigje