27 mijë euro rrogë? Blendi Fevziu: E vërteta e shifrave fantastike

0
204

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka shuar kureshtjen e të gjithëve për rrogën e tij, pas publikimit në media të rastit të blerjes së 1 milion dollarëve aksione me kursimet e pagës, nga ish-gazetari Alfred Peza, tani deputet i PS.

Duke u nisur nga informacionet që qarkullojnë në rrjetet sociale, se Fevziu paguhet 27 mijë euro në muaj, vetë ai, Në një intervistë për gazetarin Çim Peka në Syri.net, ka thënë se në media janë përmenduar disa shifra fantastike, duke shtuar se në këtë treg mediatik kjo është e pamundur.

“E dëgjova këtë. Duhet të them që kur dikujt i thua që je personi më i paguar i fushës tënde, duhet të ndihet krenar. Po nuk e di sa e vërtetë është kjo sepse nuk i di rrogat e të tjerëve. Di që paguhem aq sa kam rënë dakort me Tv dhe që rroga ime mbulohet krejtësisht nga sponsorët e emisionit. Ndërkohë rroga dhe të gjitha të ardhurat e mia figurojnë në tatime sepse çdo cent që unë marr nga puna ime e marr përmes bankës. Kam dëgjuar që janë përmendur shifra fantastike. Do bëja ç’është e mundur dhe do punoja më shumë që të arrija në ato nivele, por kam frikë se në këtë treg mediatik kjo është e pamundur”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here