Standard.al

Viti akademik 2017-2018/ Kriteret për pranimet e maturantëve në 7 fakultetet e Universitetit të Tiranës

3

 

Koni: Hyrjet në fakultete për 2017-2018 sipas këtyre kritereve, formula ka ndryshuar pothuajse në të gjithë fakultete e universitetit

 

Sejrie Baleta

Universiteti i Tiranës ka publikuar kriteret me të cilët maturantët duhet të përllogarisin pikët e tyre para se të aplikojnë për të vazhduar studimet. Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në një konferencën për shtyp të mbajtur dje foli lidhur me kriteret e pranimit në programet e Ciklit të Parë të Studimeve në njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës për vitin Akademik 2017-2018. Lidhur me çështjen e transferimeve të studentëve, Koni u shpreh se kjo është e ligjshme dhe nuk mund të ndryshojë në asnjë reformë. “Fakulteti për Gjuhët e Huaja, një risi për këtë vit ka që të gjitha notat e provimeve gjatë tre viteve të shkollës së mesme, shtuar dhe notat e provimeve të maturës që janë 5 lëndë, mblidhen së bashku dhe pjesëtohen me numrin e përgjithshëm të tyre. Kjo është formula për degët e Gjuhëve të Huaja. Risi tjetër është në Fakultetin Histori-Filologji. Të gjitha programet që funksionojnë në këtë fakultet, funksionojnë sipas një parimi të përbashkët, ku 80% e vlerësimit do të jetë nga mesatareje e tre viteve në shkollë të mesme dhe 20% nga mesatarja e maturës shtetërore”, u shpreh Koni. Më tej, ai shtoi se “Fakulteti i Shkencave të Natyrës në bazë të vlerësimit do të ketë 50% nga mesatarja e përgjithshme e studimeve e cila ndahet në dy komponentë, 25 % nga mesatarja e përgjithshme dhe 25% mes mesatares së maturës shtetërore. Lidhur me përgjigjet e provimeve dhe përllogaritjeve që maturantët do të marrin, varet nga udhëzimi që do të publikojë Ministria e Arsimit. Fakulteti Ekonomik dhe i Drejtësisë, 50% e kanë nga mesatarja e notave të studimit gjatë 3 viteve dhe 50% janë grup-lëndët përkatëse që ka përzgjedhur fakulteti.

 

…….

 

 

I.Fakulteti i Drejtësisë
1.1 Nota mesatare e përgjithshme (mesatare e thjeshtë) e cila përbëhet nga nota mesatare e të gjithë viteve
të shkollës së mesme ( përfshirë provimet e maturës shtetërore), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit.
1.2 Nota mesatare e lëndëve të mëposhtme (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë
provimet e maturës shtetërore), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit:
a. Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 10 %
b. Histori 10 %
c. Qytetari 10%
d. Ekonomi 10%
e. Gjuhë e huaj ( e parë ) 10%

 

 

 

 

II.Fakulteti i Ekonomisë
2.1 Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (
mesatare e thjeshtë), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit
2.2 Nota mesatare e gruplëndëve (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e maturës
shtetërore), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit:
a. Matematikë 15%
b. Ekonomi 15%
c. Fizikë 10%
d. Gjuhë e huaj 10%

 

III. Fakulteti i Shkencave të Natyrës
3.1 Mesatarja e thjeshtë aritmetike e përgjithshme 50% e vlerësimit, e cila përbëhet 25% nga mesatarja
aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin
e mesëm të lartë dhe 25% mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës shtetërore.
3.2 Nota mesatare e gruplëndëve 50 % e vlerësimit (kurrikula bërthamë). Në gruplëndët përfshihen lëndët
me përqindjet përkatëse :
3.2.1 Programi i studimit Biologji
a. Biologji 30%
b. Kimi 10%
c. Fizikë 5%
d. Matematikë 5%
3.2.2 Programi i studimit Bioteknologji
a. Biologji 20%
b. Kimi 10%
c. Fizikë 10%
d. Matematikë 10%
3.2.3 Programet e studimit Kimi; Kimi Industriale dhe Mjedisore; Kimi dhe Teknologji Ushqimore
a. Kimi 20%

 

  1. Biologji 10%
    c. Fizikë 10%
    d. Matematikë 10%
    3.2.4 Programi i studimit Matematikë
    a. Nota mesatare e tri viteve të lëndës Matematikë 50%
    3.2.5 Programi i studimit Fizikë
    a. Fizikë 20%
    b. Matematikë 20%
    c. Kimi 5%
    d. Biologji 5%
    3.2.6 Programi i studimit Informatikë; Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
    a. Matematikë 25%
    b. TIK 10%
    c. Fizikë 10%
    d. Biologji 5%
    3.2.7 Programi i studimit Inxhinieri Matematike dhe Informatike
    a. Matematikë 30%
    b. Nota mesatare e matematikës në maturën shtetërore 20%
  2. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
    4.1 Vlerësohet me 80 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e tre viteve të studimit në shkollën
    e mesme
    4.2 Vlerësohet me 20 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e lëndëve të Maturës Shtetërore
    V. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
    5.1 Mesatare e thjeshtë e cila rezulton nga mbledhja e notave të tre viteve dhe notave të marra në provimet
    e maturës shtetërore pjestuar me numrin në total të notave të mbledhura
    VI. Fakulteti i Shkencave Sociale
    6.1 Nota mesatare e thjeshte e tri viteve të shkollimit 50% e vlerësimit
    6.2 Nota mesatare e thjeshte e tri provimeve të maturës të detyrueshme ( gjuhë dhe letërsi, matematikë,
    gjuhë e huaj ) 40% e vlerësimit.
    6.3 Një provim me zgjedhje nga lista e provimeve me zgjedhje 10% e vlerësimit:
    a. Qytetari
    b. Sociologji
    c. Filozofi
    d. Psikologji
    e. Histori ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
    f. Gjeografi ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
    g. Biologji ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
    h. Ekonomi ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
    i. Teknologji ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
    Shënim : Nëse maturanti jep dy provime me zgjedhje nga lista e kriterit 6.3 atëherë llogaritja bëhet duke marrë
    notën mesatare të tyre).

 

VII. Filiali Sarandë
7.1 Kriteret e pranimit për të dy programet e studimit të Filialit Sarandë do të jene të njëjtat me kriteret që do të kenë Fakultetet bazë .
7.2 Fakulteti i Ekonomisë programi Administrim Biznesi
7.3 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja programi Gjuhë Angleze

 

3 Comments
  1. Iva says

    Nese lende me zgjedhje per fakultetin e juridukut hedh anglisht si gjuhe e huaj e pare dhe sociologji apo qytetari do me llogaritej me shume sociologjia apo qytetaria?

  2. Laerti says

    Per me shume informacion te plote per cdo program studimi apo universitet, klikoni me poshte:
    http://www.eduaktiv.al dhe do mund te llogarisni piket per cdo program Bachelor.

    Keni mundesine te merni cdo informacion te plote, te krahasoni dhe vleresoni.

  3. Klaudia says

    Ne momentin qe ti hedh anglishten dhe nese e mer nje note te mire ,kjo vleresohet . Jo sepse fakulteti i drejtesise nuk ka dicka specifike per lendet me zgjedhje si mjeksia qe kriter baze ka kimi biloogji plus qytetaria hyn ne blogun e 5 lendeve qe i perkasin drejtesise . Mos haro jan 800 kuota 😁pac fat

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.