Treni serb/ Lubonja: Reagimi i Majkos qesharak, Rama më mirë të heshte se të fliste si Pandi

0
191

nalisti Fatos Lubonja ka folur sot në rubrikën “Opinion” në News24 për incidentin e ndodhur Kosovë-Serbi me trenin e nisur nga Beogradi por që u ndal fatmirësisht para se të kalonte kufirin serb.

Lubonja tha se e ka parë me shqetësim ngjarjen duke qenë i mendimit se një përshkallëzim i konfliktit nuk do të ishte i mirë për palën kosovare apo shqiptare. Lidhur me reagimet e Tiranës zyrtare dhe kryeministrit Edi Rama, Lubonja theksoi se “më mirë heshtje se si reagimi i deputetit Pandeli Majko”, që sipas tij të bën qesharak.

“E pashë me shqetësim incidentin me trenit. Disa janë gjëra sporadike disa me një kontekst në zhvillimet politike. Padyshim ky është një provokim politik. Vështirë të thuash a është i koordinuar nga lart apo kemi të bëjmë me segmente të caktuara. Nuk ka patur shumë reagime në mediat ndërkombëtare serioze dhe kjo është mjaft shqetësuese”, tha ai.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë faktori shqiptar lidhur me këtë rast ai tha se duhet një reflektim.
“Gjëja e parë që duhet të bëjë faktori shqiptar është një reflektim, se a kanë edhe ata një lloj përgjegjësie apo jo. Jo aq për trenin se sa për humbjen e një mbështetjeje që ndjehet në ambiente ndërkombëtare, nëpër media ndërkombëtare për Kosovën. Ajo që ndodhi para 18 vjetësh, kishte një mbështetje e jashtëzakonshme dhe sa e ka legjitimuar klasa politike atë mbështetje që i ka ardhur që jo kujtdo mund t’i ndodhë”, tha ai.

Lidhur me reagimet e politikës shqiptare, Lubonja tha: “Rama duhet të reagonte por jo si Majko, se ajo të bën qesharake. E para se edhe historikisht gabon Majko. Duhet të kemi çik sens realiteti edhe kur bëjmë politikë. Kur u ngrit flamuri në Vlorë nga Ismail Qemali, serbët ishin në Durrës, grekët në Himarë. Më mirë heshtje se një reagim si i Majkos”.

Ajo që ndodhi mes Serbisë e Kosovës, sipas Lubonjës, tregon se sa të brishta janë situatat kur takimet bëhen për propagandë.
“Deri dje kemi trumbetuar Rama takon Vuçiç por kjo tregon se sa të brishta janë situatat kur bëhet vetëm për propagandë por nuk punohet me popullin tënd për një atmosferë paqeje e nga ana tjetër nxisin nacionalizmat. Edhe ajo që bëri kryeministri që vuri një flamur të Shqipërisë së Madhe tek muri i kryeministrisë, provokim ishte jo vetëm për Serbinë por edhe Greqinë”, tha analisti.

Ai tha e sheh me shumë shqetësim rënien e mbështetjes për Kosovën dhe se kjo nuk është aspak e mirë nëse marrëdhëniet acarohen.

“Kemi një protagonizëm spektakolar të Rusisë, Kina bëhet gjithmonë e më e fuqishme.
Nëse faktori i brendshëm bëhet nxitës i përshkallëzimit të situatës, e shoh me shumë shqetësim. Ne jemi të përçarë politikisht, jemi me mosbesim ndaj klasës politike. Nëqoftëse do bëhej luftë, ne jemi katrahurë. Nëse nuk do ishte BE do i kishe të gjithë shqiptarët e Kosovës në Shqipëri. Gjendja e dobët ekonomike, mbështetja e pakët ndërkombëtare, të mbetet të gjesh mbështetës. I vetmi mbështetës është Erdogani, i cili ka problemet e veta. Edhe ai është i paparashikueshëm, shikoni marrëdhëniet me Putinin. Nëse vjen puna të fitojë arroganca, dhuna atëherë do kemi probleme”, theksoi Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here