Thikë në zemër 32 vjecarit/ Si ndodhi krimi në Vlorë dhe reagimi drithërues i nënës

1
274

Një borxh dyshohet se është bërë shkak për ngjarjen e sotme që ndodhi në Vlorë, ku u vra me thikë 32-vjeçari Armando Rrapaj, ndërsa policia ka ngritur akuzë ndaj dy vëllezërve Merkaj. Sipas informacioneve, viktima kishte qëndruar gjatë gjithë paradites së sotme deri në momentin e vrasjes me Klevis Merkaj, ku kishin diskutuar për një borxh që Armando dyshohej se iu kishte 2 vëllezërve.

Pasi nuk janë marrë vesh, Klevis Merkaj është konfliktuar verbalisht me viktimën,ndërsa më pas është futur edhe vëllai tjetër Novruzi. Nga dëshmitarët është pohuar se Armando Rrapaj ka goditur me gurë Klevis Merkaj dhe më pas është futur në sherr edhe vëllai i tij Novruzi.

Sherri është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta dhe Armando Rrapaj është qëlluar me thikë, e cila i ka prekur zemrën. Ndërkaq burime nga spitali i Vlorës thanë se mjekët nuk kanë arritur dot t’i mbyllnin plagët në zemër dhe 32-vjeçari ka humbur jetën për shkak të hemorragjisë.

ÇFARË THOTË POLICIA
Rreth orës 13:45, ka ndodhur një konflikt midis 3 personave për motive të dobëta, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë !

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka konstatuar se në lagjen “Partizani” pranë rrugës së spitalit, për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi A.RR., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili u dërgua në Spitalit Rajonal Vlorë dhe ndërroi jetë disa minuta më vonë në ambientet e tyre.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dy vëllezërit K.M dhe N.M, ku njëri është arrestuar ndërsa tjetri në kërkim.

Shtetasi K.M., 27 vjeç, është arrestuar në flagrancë nga Policia. Ndërsa shtetasi N.M, 20 vjeç, ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

VIDEO/ I therën djalin, nëna e viktimës ulërima dhe lot në spitalin e Vlorës: Më vranë dritën e syve!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here