Ristani: S’ka kualicion me LSI, përgjegjëse po aq sa PS për gjendjen e vendit

0
157

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike, Arben Ristani, i përgjigjet kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ndërsa mohon në mënyrë të prerë çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me forcën politike që ai drejton.

LSI po aq sa PS, sipas Ristanit, është përgjegjëse për gjendjen ku ndodhet vendi.

“Sigurisht që ne jemi të hapur për të krijuar marrëveshje dhe koalicione me të gjithë spektrin opozitar, me përjashtim të partive aktualisht në qeverisje, sidomos dy partive kryesore përgjegjëse për qeverisjen e vendit, PS dhe LSI, të cilat sëbashku janë faktorët kryesorë që kanë katandisur Shqipërinë në këtë gjendje”, thote Ristani per Ora News.

Teksa është kundër një koalicioni të mundshëm, Ristani thotë se bashkëpunim me LSI-në mund të ketë vetëm për të garantuar zgjedhje të lira.

Ne jemi të hapur për të krijuar bashkëpunim me çdo forcë politike e cila pranon si zgjidhje në këto momente identifikimin biometrik dhe votimin elektronik, qofshin parti edhe brenda mazhorancës”, shprehet Ristani.

Ristani, i cili është njohës i  mirë i proçeseve zgjedhore për shkak se ka mbajtur detyrën e kryetarit të KQZ-së, thotë se në rast vullneti  politik, implementimi i elktronikës në zgjedhjet e 18 qershorit është terësisht i mundur, në këtë  këtë pikë ka dhe një përgjigje për OSBE-në.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here