“Rikthim në shtëpi”/ Rama rikthen Shpëtim Gjikën në PS, pozicioni i ri i ish-kryebashkiakut të Vlorës

0
159

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika duket se pasi mbylli hesapet me gjyqet ka zgjidhur edhe ato që kishte brenda Partisë Socialiste. Me anë të një statusi në Facebook ai lajmëroi se kishte marrë një status të ri, ndërsa burime të “BalkanWeb” mësojnë se Gjikës i është ofruar një post brenda Partisë Socialiste.

Atij i është besuar detyra e koordinatorit politik për Bashkinë e Selenicës dhe zonën e Lumit të Vlorës, ku do të punojë sëbashku me deputetin aktual Fatmir Toçi për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Duke filluar nga sot, jam me status të ri! Faleminderit të gjithë atyre që kanë besuar tek unë, dhe më kanë përkrahur e mbështtur në ditë të vështira”,- shkruan Gjika.

Arrestimi i Gjikës në shkurt të 2015-ës për shpërdorim detyre me lejet e ndërtimeve, duket se prishi marrëdhëniet e tij edhe me kryeministrin Edi Rama, i cili nuk e kandidoi më, ndonëse pak kohë më vonë ish-kryebashkiaku u shpall i pafajshëm. Rama deklaroi në atë kohë se e kishte mik Shpëtim Gjikën, por nuk mund ta amnistonte.

“Prandaj si socialist dhe mik i Shpëtim Gjikës, unë ndihem keq për të dhe në çfarëdo situate do jem njerëzisht pranë tij dhe familjes së tij dhe sikur ai të ketë gabuar aq rëndë. Por, si kryeministër unë inkurajoj prokurorinë të bëjë detyrën deri në fund dhe duam që drejtësia dhe jo politika të thotë fjalën e fundit lidhur me të”,- shprehej kryeministri Rama në atë kohë.

Ndërsa kur kanë kaluar 2 vjet nga ai proces, duket se brenda PS-së është gjetur sërish një vend për një socialist të vjetër si Shpëtim Gjika, i cili pritet të japë kontribut pikërisht në zonën ku edhe ka origjinën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here