Pikante/ Ngrohje në shkolla ka, por fëmijët dhe prindërit nuk i shikojnë!

0
669

 

 

“Erion Veliaj në luftë më prindërit dhe fëmijët, për  ngrohjen në shkolla. Regjia e Bashkisë tregon investime dhe ngrohje, por realiteti i hidhur tregon acar dhe të ftohtë”

 

Anesti Barjamemaj

 

Në vendin tonë po bëhet gati një muaj që i ftohti është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues. Ishim mësuar që të bënte ftohtë, por që temperaturat të kalonin disa gradë nën zero ishte e paparashikuar. Dimri që po kalojmë është një nga më të ftohtët e 30 viteve të fundit, duke nxjerr në pah një serë problemesh me sistemin arsimor, por edhe më shtetin në përgjithësi. Problemet ishin nga më të ndryshmet, por më madhori ishte mungesa e ngrohjeve në shkolla. Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit nuk nguruan që të “bashkëpunonin” me njëri tjetrin për të mbyllur shkollat edhe për një javë. Por arsyeja e vërtetë nga ministritë ishte epidemia e gripit që kishte rënë në Shqipëri. E vërteta që u shit nga qeveria krijoi shumë debate, dhe nxori shumë probleme për shkollat.

4

Por e vërteta nga qeveria u mbështet edhe nga Bashkia, e cila nuk nguroi që me  regjinë  e saj të krijonte disa video sikur në shkolla kishte ngrohje. Sipas bashkisë të shkollat në Tiranë janë me ngrohje, fal investimeve të bëra në vitin e fundit. Kryetari i bashkisë nuk shkonte më  për të inauguruar kopshte dhe çerdhe, por gjatë muajit janar ishte çdo ditë në një nga shkollat e kryeqytetit duke  treguar me video “magjike” se shkollat kanë ngrohje dhe të gjithë fëmijët shkojnë të lumtur në shkolla.

 

Interneti, gazetat dhe të gjitha rrjetet sociale zienin nga denoncimet për mungesën e ngrohjeve në shkolla. Por përsëri, bashkia me regjinë e  saj tregonte së shkollat kanë ngrohje. Veliaj disa ditë më parë u shpreh se vetëm 2 shkolla nuk kanë ngrohje(ishte shifër që dilte nga inspektimi online)  dhe 198 të tjerat janë me ngrohje (shifër që qarkullonte nga thashethemet nëpër korridore). Denoncimet nga qytetarët ishin të përditshme, por përsëri nuk pranohej asnjë. Por ditën e djeshme, kryetari i bashkisë në profilin tij në Facebook pranoi që numri i shkollave që janë pa ngrohje në Tiranë .  Për të qenë korrekt po ju tregojmë të plotë statusin nga kryetari i bashkisë.

11

“Vajta të kontrolloj vetë situatën në shkolla, kopshte e çerdhe për ngrohjen! 1 vit më parë, vetëm 2 shkolla nga 200 kishin ngrohje. Sot 100% e kopshte/çerdheve dhe 90% e shkollave por kemi ende shumë punë!”- ishin fjalët që kishte shkuar Veliaj ditën e djeshme. Sipas Veliajt kur ai mori drejtimin e Tiranës 2 shkolla kishin ngrohje, ndërsa sot ato janë vetëm 10 %, që do të tha janë 20 shkolla që nuk kanë ngrohje (u vërtetua nga inspektimi i këtyre 20 shkollave të cilat nuk kanë ngrohje). Ritmet duken që janë të larta, por reformat e kësaj qeveria i japin frytet me vonesë dhe duhet të presim. Sipas Veliaj janë vendosur kaldajat dhe kondicionerët, por duke qenë se duan kohë që të japin efekt, kuptohet që mund të ndizen edhe pas disa viteve.

 

Denoncimet

 

Bashkia e Tiranës këtë muaj ka nisur një luftë kundër fëmijëve dhe prindërve. Veliaj shkon në mëngjes për të treguar që ka ngrohje, por në pasdite prindërit vërtetojnë të kundërtën me foto dhe video nga shkollat. Nxënësit dhe mësuesit duken të lumtur kur është kryetari pranë tyre, por shprehin mërzi disa orë më vonë (kjo sepse duan që të jenë gjithmonë afër kryetarit).  Dashuria e e madhe e “Lali Erit”, fëmijët, tani i janë kthyer kundër (kuptohet kërkojnë maksimumin prej tij, duan që ai të punoj më shumë).

kuverte

“Nisma Thurje” ditët e fundit ka treguar me anë të fotove që vijnë nga qytetarët të ndryshëm  që numri i shkollave që  nuk kanë ngrohje është edhe më i lartë. Por Bashkia nga inspektimi i saj nuk e ndryshon shifrën (ndoshta e ka bërë inspektimin online). Bashkia nëpërmjet regjisë të saj na ka treguar se janë vendosur kaldaja. Duke qenë se reformat që janë ndërmarrë nga bashkia janë shumë të thella duan kohë që të tregojnë frytet e tyre, prandaj këto shkolla janë pa ngrohje. Bashkia i ka vendosur, por nuk ndizen (për këtë gjë nuk ka faj pasi ka një roje shkolla që duhet marrë më ndezje-fikjen e kaldajave). Bashkia na ka mundësuar energji elektrike, por nuk ka lekë për të paguar faturën në fund të muajit (nxënësit duhet që të paguajnë faturën e dritave të shkollës, sepse kalojnë pjesën më të madhe në ambientet e saj. Në fund të fundit ngrohja për ta është.  Këto që kemi shkruar deri tani do ju duken sikur janë të pavërteta, por jo gaboheni.

 

Një denoncim nga një personazh publik ju vërteton që një shkollë nga dy që tha kryetari para disa ditësh është pa ngrohje.  Prezantuesi Edi Oga ka shkruar që “Emin Duraku” është pa ngrohje, duke shkruar faktet që e vërtetojë atë.  Fakt 1 – Shkolla është rikonstruktuar vjet (nga reformat e thella të bashkisë) dhe është vendosur një kaldajë me pellet. Fakt 2 – Kaldaja NUK punon sepse nuk ushqehet me energji elektrike (ju lutem fëmijëve që të paguajnë faturën, se për të mirën e tyre është). Fakt 3 – Prindërit e klasës kanë kontribuar (një gjë shumë i vlerësuar nga prindërit, pasi bashkia ka disa punë të tjera nuk mund të kontribuojë) me para për kondicionerin. Mësuesja tha se kur e ndez, bie automati (ndoshta do këtë vendosur dy ngrohëse drejtori në zyrën e tij dhe ka shumë mbingarkesë). Fakt 4 – Dje u njoftuam se mësimi do të bëhet deri në orën 10.15 nga 11.30 që është në program . Mësuesit thonë se ky është vendim i Drejtorisë Arsimore Rajonale. Si përfundim, shkolla “Emin Duraku” Cikli i Ulët është PA NGROHJE dhe mësimi bëhet me orar të REDUKTUAR (përsëri është një favor që u bëhet nxënësve, pasi janë shumë të vegjël për të marrë shumë dije, jo sepse nuk ka ngrohje).

 shkolla

Kjo është shkolla e parë ndërsa të tjerat janë gjimnazi “Ismail Qemali”, “Shkolla e kuqe”,” Kopshi 22”, shkolla “Zef Pëllumbi, gjimnazi “Çajupi”, të cilat ndodhen vetëm në qytet, por në bashkinë e madhe numri është shumë më shumë i madh. Bashkia ka vendosur edhe një taksë e cila u tha se është provizore dhe do të paguhej së bashku me ujin.  Sipas bashkisë taksa do të ishte vetëm për një vit, por edhe pse ka hyrë 2017 qytetarët duhet ta paguajnë atë akoma (për ngrohje do të përdoret, por ndoshta edhe për kamera që të tregojnë që duhet të kishte ngrohje).  Nëse nuk besoni se shkollat kanë ngrohje, por besoni në kronikat që bën regjia e bashkisë atëherë, ju lutem kur të kthehen fëmijët nga shkolla i pyesni, nëse kishte ngrohje apo jo. Por jo fëmijët janë ende të vegjël , nuk e kuptojnë çfarë është ngrohja. Më mirë shkoni vetë në shkolla dhe shihni, por me shumë mundësi as ju nuk do të jeni të saktë, pasi bashkia ka thënë: “Ngrohje në shkolla ka”. Jemi ne ata që nuk e shohim dot.

 

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazmë, ironi e nota humori

 shkolla-ngrohja

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here