PD denoncon/Kush është biznesmeni që lidhet ngushtë me interesat e Veliaj?

0
305

Partia Demokratike denoncoi ditën e sotme një udhëtim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, drejt Parisit me një çarter privat, të një biznesmeni. Në një deklaratë për mediat, sekretarja për Marrëdhëniet me publikun, Grida Duma akuzoi kryebashkiaku se po mashtron qytetarët sepse ndërkohë që është në Paris, dërgon në media kaseta ku shfaqet, duke inspektuar një kopsht në Tiranë. Më tej, Partia Demokratike ngre një sërë pikëpyetjesh për udhëtimin e Veliajt me biznesmenin drejt Parisit, duke hedhur dyshime se pas këtij udhëtimi fshihen projekte klienteliste që lidhen me ndërtimet e kullave në kryeqyetet.

 Deklarata e plotë  e Grida Dumës

Dy ditë më parë, Erion Veliaj ka udhëtuar me një avion çarter nga Rinasi drejt Parisit.Me të kanë udhëtuar zëvendësi i tij Mazniku, një ndihmëse e tyre dhe një biznesmen.Avioni çarter është paguar nga biznesmeni.

Ndërsa Veliaj gëzonte luksin e Parisit, për qytetarët shqiptarë u kishte dërguar mediave një kronikë të gatshme, video sikur ndodhej në krye të detyrës duke inspektuar një kopësht në Tiranë.Lehtësia me të cilën Veliaj mashtron publikun është tashmë e njohur nga të gjithë.

Të nesërmen e dasmës ai dërgoi kasetën në media sikur gjoja kishte dalë në punë.Shkoi në Sri Lanka dhe përsëri dërgoi në media kasetën sikur punonte në Tiranë.Është mania e pakontrolluar e një njeriu që mashtrimin e ka sëmundje patologjike.

Por rasti i fundit është më shumë se mashtrim. Eshtë dëshmi e pazareve të Veliajt me planinurbanistik dhe kullat që ka vendosur të mbjellë në Tiranë. Nuk ka shqiptar që mund të mendoje se një biznesmen mund të paguajë për lluksin e Erion Veliajt pa përfituar gjë të paligjshme prej tij.

Prandaj, Erjon Veliaj duhet të përgjigjet publikisht: Pse udhëton me çarter për në Paris me një kosto të paktën 60-70 mijë euro?Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me çarter?Kush e pagoi çarterin?

Çfarë interesash ka me bashkinë, biznesmeni që pagoi çarterin dhe qëndrimin luksoz të Erjon Veliajt në Paris?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here