Pasuritë e zyrtarëve të korruptuar, sekuestrim të menjëhershëm si pronat e kriminelëve

0
143

Pasuritë e zyrtarëve të korruptuar do të trajtohen njësoj si pronat e kriminelëve, duke u sekuestruar menjëherë, qoftë edhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme. Pjesë e Reformës në Drejtësi është edhe një projektligj, i cili jo vetëm që ashpërson ligjin ekzistues “Antimafia”, por i shtrin efektet e tij edhe mbi pasuritë e zyrtarëve që burojnë nga korrupsioni apo abuzimi me detyrën.

Drafti i ri ashpërson ligjin ekzistues, veçanërisht në dy drejtime. Së pari, ai ul standardin e provueshmërisë për të lidhur pasurinë që sekuestrohet me krimin, e së dyti zgjeron veprat për të cilat sekuestrohet pasuria.

Sipas ndryshimeve të reja, pasuria që buron nga aktiviteti kriminal ose korrupsioni do të sekuestrohet edhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme. Paralelisht, ligji i shtrin efektet edhe ndaj pasurive të personave që janë lidhje e afërt gjaku, me personin e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale apo korrupsion.

Por veç zgjerimit të personave mbi të cilët aplikohet, drafti zgjeron edhe llojet e krimeve, për të cilat do të sekuestrohet pasuria, duke e vënë fokusin te shkeljet që lidhen me korrupsionin. Ndryshimi më i rëndësishëm është sekuestrimi i menjëhershëm i pasurisë së zyrtarëve, kur ata refuzojnë të bëjnë deklarimin, ose kanë bërë deklarim të rremë të saj, një dispozitë e cila nuk është në ligjin ekzistues.

Paralelisht do të sekuestrohet edhe pasuria e zyrtarëve që kanë abuzuar me tenderat publikë, por edhe atë që rrjedh nga shantazhi ndaj zyrtarëve, falsifikimi i monedhave etj.

Ligji do të ketë fuqi prapavepruese, duke parashikuar sekuestrimin e pasurisë edhe kur ajo është vënë para hyrjes së tij në fuqi, me kusht që këto pasuri të jenë krijuar si rezultat i përfshirjes së personit të dyshuar në veprimtari kriminale/ TCH 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here