Meta:S’ka arsye që të bëjmë koalicion me PD,politika më interesante kur është e paparashikueshme

0
151

 Aludimet për vizitën në Amerikë: Nuk dëshiroj të merrem me mediat e Sorosit, ose pranë Sorosit

 

Marrëdhënia me Ramën:Po të ishte për çështje personale ky koalicion nuk do ishte bërë kurrë.

 

 

Kryeparlamentari Ilir Meta, i pranishëm mbrëmjen e djeshme në Emisionin “Studio e Hapur “deklaroi se LSI nuk ka arsye të bëjë koalicion me Partinë Demokratike dhe theksoi se vendimi për koalicion do të merret në kohën e duhur.

 

A shikoni një lidhje mes Ilir Metës dhe konsensusit?

 

Unë shoh një lidhje mes dëshirës së qytetarëve shqiptarë për të patur reformë në drejtësi. Me aktin e ndryshimit kushtetues ishte konsensusi që unë e  shoh si domosdoshmëri dhe nuk e shoh me emrin tim, apo me emrin e dikujt tjetër. Shpresoj se e kam bërë detyrën time.

 

Do doja të dija diçka më shumë për vizitën tuja në Amerikë? Ka një flirt politik, ndonjë lloj dashurie që nuk e dimë?

 

Nuk bëhet fjalë për flirt dhe dashuri por vitalizmin e mëtejshëm  të një marrëdhënieve mes dy vendeve.  Të një partneriteti strategjik në kushtet kur ka ndodhur në botë një ndryshim i madh me zgjedhjen e presidentit të ri, Trump. Do të shërbejë për të zhvilluar kontakte me zyrtare të administratës së ardhme në ndihmë të një raporti të konsoliduar  mes dy vendeve.

 

Mendoni se do ndiheni në siklet nisur edhe nga deklaratat e kryeministri Rama kundër Presidentit Trump?

Unë besoj se ky është një debat mjaft i tepërt duke pasur parasysh faktin që marrëdhëniet tona janë strategjike, nuk janë marrëdhënie mes individëve, por mes vendeve. Unë jam i bindur që Shqipëria do vazhdojë  të jetë një partner strategjik .

 

Në një Investigim të medias Birn thuhet se ju keni paguar për të marrë ftesën në Ingurimin e Presidentit Trump? 

 

Nuk dëshiroj të merrem me media e Sorosit, ose pranë Sorosit ,  por Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë  dhe është një forcë mjaft transparente  që respekton ligjet evropiane dhe amerikane.

 

Nuk pranohen listat e hapura, me pretendimin se nuk ka kohë. A kemi një qëndrim për këtë?

Nuk dëshiroj të bëj debat në nivel teknikësh dhe ekspertësh me OSBE. Ne kemi qenë për listat e hapura që në vitin 2008 sepse ky sistem  që kemi u jep mundësinë shqiptarëve mundësinë  të votojnë dhe jo të zgjedhin.  Megjithatë ne  e kemi pranuar OSBE-ODHIR si arbitër për zgjedhjet, dhe është e qartë se reforma zgjedhore duhet të kishte përfunduar prej kohësh.

 

E kujt është përgjegjësia sipas jush për mos realizimin e reformës zgjedhore?

Nuk dëshiroj që të bëj gjyqtarin këtu, por padyshim edhe opozita ka pasur mundësi të ishte më insistuese për një kohë të gjatë, për tu përqëndruar në disa çështje që e preokupojnë më shumë, pro megjithatë ka kohë për të gjetur mirëkuptim. Votimi elektronik është një gjë shumë pozitive, por dikush duhet të japi këtë garanci sepse vendi nuk mund të shkojë në një kolaps zgjedhor.

 

Çfarë mendimi keni  për bojkotin , që është artikuluar disa herë nga opozita?

 

Bojkoti është një koncept i gabuar politik dhe problemi duhet gjetur tek klima politike në vend. Është kjo klimë që nxit forma të tilla që janë të papranueshme për një vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

 

A do dilnit në krah të opozitës për kërkesat që ka, në konsensus të reformës zgjedhore?

Ne mbështesim çdo gjë që i intereson vendit. Vendit i interesonte një reformë në drejtësi me konsensus. Për ligjin e Vettingut që nuk kishte të bënte me kushtetutën, reforma u votua 5- 6 mua. Për Dekriminalizimin , ne e mbështesim plotësisht, sepse i intereson vendit dhe sistemit tonë politik. Njerëzit me rekorde kriminale nuk kanë pse të rrinë në politikë. Votim elektronik patjetër, por duhet dhënë garanci sepse unë nuk mund të jap garanci. Ne në këtë rast kemi arbitër OSBE-ODHIR.

 

 

A ka pasur pakënaqësi me PS për çështjen e listave të hapura?

E kemi kërkuar nga vitit 2008 dhe do vazhdojmë të kërkojmë që shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin dhe jo më të votojnë. Na ngelet të jemi të hapura dhe transparentë për mënyrën sesi duhet ti realizojmë kërkesat tona.

 

A do firmosni ju memorandumin e iniciuar nga Partia Demokratike ?

 

Është një e drejtë e tyre dhe çdo gjë që është realizueshme për tu realizuar ka mbështetjen tonë. Unë mendoj që opozita duhet të jetë më realiste dhe duhet të jetë shumë konkrete në mundësinë realizimit të kërkesave të saj. Nëse OSBE- ODHIR thotë po,unë jam dakort për këtë gjë.

 

 

A jeni dhe ju kategorik ndaj një koalicion me Partinë Demokratike, njësoj si zoti Basha?

Natyrisht që bashkohem me përgjigjen e zotit Basha. Nuk ka asnjë arsye që ne të bëjmë një koalicion me Partinë Demokratike. Unë jam i bindur dhe sot se ka qenë një koalicion i drejtë( për qeverisjes PD – LSI)dhe realizoi disa objektiva.

 

Mund të gjeni arsye për një koalicion pas zgjedhor ?

 

Zoti Basha nuk ka asnjë arsye që të thotë aq shumë jo. Pse të harxhojë energji për të thënë jo. Unë mendoj se politika është pa asnjë diskutim mjaft dinamike dhe shpesh edhe interesante ku është  e paparashikueshme.

 

Ju keni thënë se koalicion me PS – në ka ende potenciale të pashfrytëzuara?

 

Ky është një koalicion që ka arritur disa objektiva kryesore por gjithnjë ka mundësi për arritje më të dukshme dhe jo për debate të panevojshme me opozita dhe ndonjëherë brenda koalicionit.

 

Keni ende llogari  për të bërë përpara se të vendosni para koalicionit?

Këto data që ju vendosini duke interpretuar deklaratat e mia ose të përfaqësuesve të tjerë të LSI –së, po  është e drejta juaj. Ne kemi një marrëveshje i qëndrojmë marrëveshjes. Ky koalicion ka disa gjëra për të bërë,për të përmirësuar vetveten.

 

Pse nuk jeni i qartë në lidhje me koalicionin?

 

Nuk kemi filluar të shqyrtojmë idetë. Por diçka doli nga kjo studio që koalicion me PD – në nuk do të ketë.

 

“Taktikë të respektueshme” e cilësoi kryeministri Rama…

 

Unë nuk jam  këtu për të bërë komente por mund t’ju them që vendimi  LSI i takon vetëm asaj për ti marrë.  Dhe ato vendime janë të patjetërsueshme kur të merren.

 

Duket sikur ju nuk po vendosni të martoheni majtas këtë herë…

Martesa vetëm për Monikën. Në politikë ka vetëm marrëveshje.

 

A mendon  LSI të dalë e vetme në këto zgjedhje?

E vetmja gjë që pata mundësinë të besoja është që respektojmë konsensusin e zotit Basha për të mos dalë me ne në zgjedhje . Për të tjerat ka kohë. Dëshiroj të mbyll këtë histori duke thënë se LSI do marrë vendimin më të mirë në kohën e duhur, pa u imponuar nga askush, në interes të vendit.

Pjesë e negocimit do të jetë zgjedhja e presidentit?

Kjo nuk është çështja më e rëndësishme por që vendi të ketë një presidenti me integritet që të jetë i pranueshëm nga të gjithë. Një emër që na bind ne do ta votojmë.

 

Zoti Idrizi ka ashpërsuar tone duke u bërë thirrje të ndani mendjen për çështjet e koalicionit

 

Nuk komentoj reagimet  e deputetëve të partive të caktuara, madje as të deputetëve të LSI , që ndonjëherë mund të mos jenë korrekte. Kështu që unë thjeshte do të vë buzën në gaz.

 

Keni pakënaqësi ndaj kryeministrit Rama që nuk jeni kaq kategorik në vendimin tuja në këtë moment?

Kemi pakënaqësi ndaj vetes sepse situata shoqërie dhe ekonomike në vend lë vend për të kërkuar më shumë.

 

Pra nuk keni ndonjë pakënaqësi personale me kryeministrin apo politike porsa i takon qeverisjes?

Po të ishte për çështje personale ky koalicion nuk do ishte bërë kurrë. Ishte për çështje politike, jo personale.

 

A ka një arsye përse ligji  për importin e mbetjeve nuk ka kaluar për rishqyrtim në parlament. Ka një vendim të mazhorancës?

Nuk ka një vendim të qartë të mazhorancës, por qëndrimi im për këtë çështje është një miratimi i një ligji të tillë duhet të ketë konsensus të shoqërisë civile, nuk duhet të ketë konflikt publik.

 

Selami ka deklaruar se në zgjedhjet e 2015 Meta preferoi Vorën në vend të Vlorës..

Kjo më duket si bejte, Vora/Vlora, sepse nuk ka asnjë lidhje me njëra – tjetrën, i vetmi person që më ka kërkuar të kandidoj për Vlorën ka qenë vetëm Zotin Selami dhe askush tjetër.

Ju po thoni që nuk  ka pas negociata me Ramën?

Sigurisht që jo, pasi Rama është kryedeputeti i Vlorës.  Unë e di që ai ka shumë simpati për zotin Selami dhe mund ti besonte edhe Tiranën,  por Vlorën nuk e besoj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here