Meta pritet nga Ndihmës Sekretari Amerikan: Forcim bashkëpunimit

0
177

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitë së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime me zyrtarë dhe përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Meta është pritur nga ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, William Brownfield, ndërsa në fokus të diskutimeve kanë qenë një sërë çështjes të rëndësishme si për forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve tona, reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit te organizuar.

Meta falënderoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i jep Shqipërisë në të gjitha fushat dhe veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Ndihmës Sekretari Amerikan, Brownfield vlerësoi hapat madhore të ndërmarra për reformën në drejtësi. Brownfileld përgëzoi Ilir Metën për konsensusin e arritur në miratimin e reformës në drejtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here