Konviktet në Qytet Studenti/ “Tempulli i rinisë” mes kushteve skandaloze dhe jetesës në mesjetë

0

 

Loading...

“Dhomat janë me lagështi dhe dyshekët ku flemë ne, mund të kenë diplomuar 20 breza. Të palarë, të grisur dhe telat që ta bëjnë kurrizin copë’’

Enida Vërça

Rezidenca Studentore Universitare  nr 1, e njohur ndryshe si Qytet Studenti, në çdo vit të saj hap dyert për mijëra studentë të cilët vijnë nga rrethet për të kryer studimet në Tiranë, por jo vetëm. Qytet Studenti u krijua që prej vitit 1960 duke pasur synimin kryesor, pritjen e studenteve dhe akomodimin e tyre në këtë vend. Ky mjedis ndryshe njihet si tempulli i rinisë. Në ditët e sotme ky vend ofron strehimin e me shume se 6000 mijë studentëve. Janë 26 godina, ku në 20 akomodohen vajza dhe në 6 godinat e tjera  akomodohen djem. Rezidenca Qytet Studenti, kryesisht është një zgjidhje për ata student të cilët nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet në shtëpie më qira. Pagesa mund të bëhet çdo muaj nga 45 mijë lekë të vjetra në muaj për disa godina, siç është godina Nr. 29, ose pagesë e plotë të cilat shkojnë 405 mijë lekë të vjetra në një vit. Supozohet që ketë taks të përvitshme studentët ta paguajnë edhe në bazë të kushteve që ofron rezidenca. Pagesat që bëjnë studentë shkojnë për shërbime të tilla si: “sanitare për korridoret, tualetet, dushet, kujdestaret, hidraulikët, elektricistët, ambulancën, rojet etj..”. Të gjitha këto shërbime paguhen nga studentët me këtë taksë prej 45 mijë lekë të vjetra çdo muaj. Por si janë kushtet në Rezidencën Universitare Nr. 1? Sa të përngjeshëm janë punonjësit e kësaj rezidence? Si janë marrëdhëniet e studentëve me punonjësit? Dhe sa realisht investohet nga taksat e studentëve për të mirëmbajtur godinat përkatëse?

Kushtet që ofrohen

Nga një inspektim i bëra këto ditë  nga gazeta të disa godinave në këtë rezidencë, siç ishte godina Nr 24-25 apo Nr. 28-29, rezulton që gjendja brenda këtyre mureve është skandaloze. Dhomat me hapësira të vogla, ofrojnë veç një derë me bravë të prishur, e cila nuk rinovohet nëse nuk bëhet një kërkesë një javë para në drejtori për ndërrimin e saj. Një dritare me disa perde të grisura, disa komodina me dyer të cilat rrinë veç të varura, tre dyshekë të cilëve  u kanë dal sustat. Të fjeturit në këto shtretër të bën trupin si të  rrahur me thupër gjatë gjithë natës. Një lavaman i cili bllokohet çdo ditë ose çezma e ujit e cila shpërthen. Ardhja e hidraulikut për të rregulluar çezmën apo lavamanin që gjendet brenda dhomës, asnjëherë nuk ndodh në kohë.

Uji mund të ketë mbuluar dhomën dhe të ketë  lagur të gjitha rrobat që vajzat i mbajnë poshtë krevateve. Vajzat janë të detyruar që ti mbajnë rrobat nëpër valixhe poshtë krevateve pasi dollapët e rrobave janë më përmasa të vogla, ku maksimumi mund të vendosësh çorapet ose ndonjë këmishë, që e ke hekurosur për ditën tjetër.

16122027_1639413489686440_1965906765_o

Flasin kujdestaret

Vështirësitë me të cilat mund të përballen studentë në këto konvikte janë të natyrave nga më të ndryshme. E ndërsa ata janë të detyruar që të paguajë çdo muaj për qëndrimin e tyre në këta konvikte, kurrë nuk u vihet në ndihmë ne kohë për problemin me të cilat ato përballen. Të kontaktuar nga gazeta kujdestaret e godinave Nr. 28-29  theksuan se vajzat në momentin që bëjnë pagesën e godinës, nënshkruajnë një kontratë, e cila perfshin kushtet dhe detyrimet e të dyja palëve. Ajo që përfshin kontratat sipas kujdestareve të këtyre godinave janë: Dyshek, sustë për dyshekun, një dollap i ndare në tre rafte, sepse çdo dhomë ka nga tre vajza, tre karrige, një tavolinë, tre komodina, batanije. Këto janë materialet që përfshin kontrata. Ndërsa në shërbimin e dhe mirëmbajtjen e godinës, janë sopretlistet, shërbimi i dushit, sanitaret dhe kujdestaret përkatëse të çdo godine. “Shërbimet në këtë godinë nuk mund të konsiderohen ndër më të mirat, por ajo që është e rëndësishme dhe që duhet të vlerësohet,është përkushtimi i sanitareve për të mbajtur korridoret e pastra apo tualetet të cilat janë të përbashkëta. Për çdo problem u jemi gjendur vajzave pranë, dhe jemi bërë një prind i dyte për to. Ofrojmë edhe bibliotekën brenda godinës, në mënyrë që të kenë më shumë hapësira për të mësuar” u shpreh kujdestarja e godinës Nr 29.

Kushtet e munguara

Edhe pse flitet për të njëjtën gjë, mendimet nuk përputhen më ato të studenteve.  Këta të fundit pohojnë lidhur me gjendjen e mjerueshme në të cilën jetojnë. Një studente e godinës 11 shprehet: “ Kur të zë rrota bishtin nuk ke çfarë benë. Nuk ka asnjë shërbim. Dhomat janë kaq të vogla sa të zënë frymën. Aty gatuajmë, hamë mësojmë dhe flemë. A i dilet në një dhomë 3 me 4, të jetojnë tre frymë, aq me keq të mësojnë?”. Nga ana tjetër po një studente thekson se:  “Problem më i madh janë dushet. Oraret janë, 09:00 të mëngjesit deri më 20.00 të darkës. Duket perfektë, nëse do kishin uji të ngrohtë gjatë këtyre orareve. Gjithmonë lahem me kusi, ose sa here që bej dush, lahem me uji të ftohte”. Por për çdo studente që mund të pyesësh natyrat e problemeve janë sa të ngjashme aq edhe të ndryshme. “Tualetet rrinë gjithë kohës të pista. Korridoret me mbeturina. Zhurma nëpër dhoma dhe nuk përqendrohesh për të mësuar. Dhomat janë me lagështi dhe dyshekët ku flemë në mund të kenë diplomuar 20 breza. Të palarë, të grisur dhe telat që ta bëjnë kurrizin copa’’ tha një tjetër studente. Në këtë mënyrë paraqitet jeta e studenteve në godinat përkatëse. Kushtet si në mesjetë, i bëjnë shpesh herë studentet edhe të mos identifikohen që jetojnë nëpër këto godina. Mungesa e kushteve më minimale, të bën të mendosh ku  shkojnë 405 mijë lekë në vit për çdo student. Disa llogari të thjeshta nxjerrin këto shifra. Në 6000 mijë student në vite  pagesë prej 405 mijë lekë të vjetra, bëjnë 24 milion e 300 mijë. Ku shkojnë 24 milion lekë çdo vit, kur shërbimet mungojnë?  Çfarë bën  Drejtoria e Konvikteve më këto shifra? Realiteti tregon se  mungojnë investimet, duke e lënë “tempullin e rinis”, aty ku ka nisur. Mure të çara, dysheme me gropa, lagështi dhe shumë pak dëshirë për të jetuar këtu.

16117666_1639413543019768_419061352_n

 

Loading...

Lini nje pergjigje