Koncesioni i Terminalit/ Nisin pakënaqësitë ndaj Bashkisë, ankimimi i parë mbërrin në KPP

0
197

 

 

Kur kanë kaluar vetëm dy javë nga hapja e procedurës për koncesionin e Terminalit të Transportit Publik në Tiranë duket se janë paraqitur edhe problemet e para.

Në Komisionin e Prokurimit Publik është bërë edhe ankimimi i parë nga kompania 2T shpk çka e vë në pikpyetje procedurën pasi në rastet e ankimimeve procedurat duhet të pezullohen me përjashtim të rasteve specifike kur Komsioni vendos për të kundërtën.

Ende mbetet e paqartë arsyeja e ankimimit por kur procedurat janë në fazë fillestare prokurimi, zakonisht arsyeja lidhet me kushtet. Bashkia e Tiranës shpalli procedurën e Partneritetit-Publik Privat për hartimin ndërtimin operimin mirëmbajtjen dhe transferimin e Terminalit Të Transportit Publik të Tiranës në datën 4 janar duke u lënë afat subjekteve të interesuara që të paraqesin ofertat e tyre deri në datën 27 shkurt 2017. Në dokumentet e koncesionit Bashkia ka vlerësuar se vlera e projektit është 15.4 milionë euro, dhe për të do të ofrohet një truall prej 85 mijë metrash. Kontrata do të ketë një afat 35 vjeçar kurse pozicionimi do të jetë tek rruga e Kastriotëve, Kthesa e Kamzës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here