Haradinajt mund t’i zgjatët qëndrimi në Francë më shumë se sa është menduar

0
144

Haradinajt mund t’i zgjatët qëndrimi në Francë më shumë se sa është menduar

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mund t’i pamundësohet kthimi në Kosovë deri më 13 shkurt. Avokati i tij, Ariani Koci ka thënë se afati maksimal i kërkesës për ekstradim me dokumente përcjellëse nga ana e Serbisë është 40 ditë prej momentit të arrestimit të Haradinajt.

Haradinaj është ndalur nga autoritetet franceze më 4 janar dhe sipas një llogaritje të thjeshte i bie qe lideri i AAK-së mund të qëndrojë në Francë deri më 13 shkurt.

Koci thotë se Serbia qëllimshëm po e zvarrit kërkesën për ekstradim me qëllim qe sa mbajë sa më gjatë në Francë.

“Serbia e din qe nuk ka rast penal kunder Haradinajt, prandaj tenton ta zvarris procedurën ekstraduese, me çdo kusht. Sidoqoftë, afati maksimal për dërgimin e kërkesës për ekstradim me dokumente përcjellëse, nga ana e Serbisë është 40 dite, prej momentit te arrestimit te z. Haradinaj”, ka thënë Koci për ‘Indeksonline’.

Serbja në raporte dhe marrëveshje ndërkombëtare, sipas avokatit po vepron me keqbesim, duke tentuar qe Haradinajn ta dëmtoj dhe ta demonizoj.

“Ne fakt, me sulm ndaj Ramushit, po sulmohet krejt Kosova, për shkak se i njëjti simbolizon lirinë e Kosovës”, ka shtuar Koci.

I pyetur, nëse në seancën e ardhshme gjyqësore do të ipet verdikti përfundimtar, Koci nuk ka një përgjigje të prerë për këtë çështje.

“Kjo vare t prej dinamikes se gjykatës, por unë mendoj qe gjasat janë reale qe kjo çështje të përfundoj seancën e radhës”, ka theksuar ai

Ish komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit u ndal para dy javë në aeroportin e Baselit nga ana e autoriteteve franceze mbi bazën e një fletë arresti serb./Indeksonline

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here