Gjeta gruan dhe djalin e xhaxhit duke kryer marrëdhënie në Tiranë, por pas disa vitesh ajo…

0
848

Përshëndetje unë jam O.M nga Durrësi dhe banoj prej vitesh në Tiranë. Para 6 vitesh u martova me M.M nga Dibra me mblesëri.

Në momentin që u takova për herë të parë më tha hapur që nuk ishte e virgjër, por gjithsesi mu duk vajzë shumë inteligjente dhe ishte shumë e bukur dhe vendosa që të martohem me të duke mos e marrë parasysh të kaluarën e saj.

Pas një viti na fali Zoti një djalë. Gjërat mes nesh po shkonin shumë mirë derisa në një periudhë nuk pranonte që të bënte më seks më nxirrte justifikime nga më të ndryshmet, këtu filluan edhe dyshimet e para.

Pyesja nënë nëse kishte dalë nga shtëpia dhe më thoshte jo, vetëm ka ardhur për vizitë T.M që ishte djali i xhaxhit tim.

Mamaja kishte dyshuar në fillim por, kur e mendoj djali i xhaxhait tim.

Një ditë ai kishte ardhur dhe kishte hyrë nga dritarja, sapo unë kisha dalë për të ikur në punë. Mamaja shkon që ta thirri me idenë që të zgjohej dhe i kishte gjetur të dy pa rroba me ish-gruan time që ishte sipër komodinës.

Në fillim mendova që ta falja për hir të djalit që në atë kohë ishte 3 vjeç dhe mendoja se çfarë do të thonin njerëzit tanë.

Por, nuk munda ta falja. Tashmë ajo jeton dhe punon në Zvicër në një lokal nate dhe më ka hapur gjyq për të më marrë djalin.

Po kam shumë frikë pasi ka bërë shumë lek dhe duke ditur se funksionin gjërat në Shqipëri mund të më marrë kujdestarinë e djalit.

U bënë dy vite që nga kjo histori dhe nuk e kam përhapur pasi nuk doja të turpëroheshim por, tani më rrezikohet djali dhe kam vendosur ta haj turpin me bukë dhe ta bëjë publike.

Gjithsesi nuk e di nëse ka ndonjë shpresë që ajo të fitoi gjyqin, pasi sipas saj ne e kemi përzënë nga shtëpia pa asnjë shkak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here