Frutat dhe perimet ideale për temperaturat e ulëta!

0
161

Panxhar, lakër, lulelakër, brokoli, patate e ëmbël, hurma, gështenja…të gjitha këto, duhet t’i përmbajë lista e përditshme e pazarit të muajve të ftohta të dimrit. Sa për frutat, keni ende mundësinë të konsumoni hurmat ndërsa cilësia e agrumeve po përmirësohet përditë. Portokallet e kuqe janë një tjetër alternativë e këshilluar nga nutritionistët. Është e kotë ta zgjasni maninë e gështenjave sepse koha e tyre thuajse përfundoi. Jo vetëm do zbrazni xhepat por nuk do kënaqni shijen tuaj. Mandarinat janë gjithashtu tepër të mira për t’u konsumuar në këtë periudhë ndërsa shegët, ata që kanë sy të mprehtë, duhet ta kenë vënë re që kanë hyrë në treg ato të ‘bojatisurat’. Por, muajt e dimrit, janë ideale edhe për karotat, selinon, kërpudhat, fasulet, preshin, finokun dhe spinaqin. Nëse mendoni se kungulli i dimrit nuk është më në kohën e tij, e keni gabim, përfitoni ende prej tij edhe sepse mund të bëni gjithfarë recetash nga ato të ëmblat te të kripurat e ndër ato që veçohet më së shumti është ajo e supës së kungullit e cila mund të konsiderohet ideale për stinën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here