Ekspozita ‘antike’ italiane, 370 mijë euro minus në buxhetin e shtetit

0
186

Ekspozimi në Galerinë e Arteve në Tiranë, i veprave të njohura italiane të viteve ‘900 i ka kushtuar buxhetit të shtetit 370 mijë eur.

Shifra konfirmohet nga deputeti i PS-së, Artan Gaçi, i cili është edhe një ndër organizatorët kryesor të kësaj ekspozite.

“Është shumë e vështirë për t’i sjellë, për t’i hequr nga muzetë e tyre në kryeqytetet e Evropës e për t’i sjellë në Shqipëri me atë paragjykim. Veprat e artit kanë ardhur me tre tragete të veçanta, që parashikohet edhe mbytja e trageteve”, tha Gaçi për Ora News.

Deri më tani mësohet se rreth 900 vizitorë kanë qenë të pranishëm në Galerinë e Arteve në Tiranë, për të parë nga afër këto vepra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here