Dokumenti/ Serbia gati për luftë me Kosovën, fton qytetarët për mobilizim ushtarak

0
336

Ministria e Mbrojtës e Serbisë duket që kësaj radhe e ka seriozisht. Në një afishe e cila po shpërndahet prej dje në çdo shtëpi e banesë, dokument zyrtar lëshuar nga Ministria e Mbrojtës, të cilën Gazeta Blic ka arritur ta sigurojë, Qeveria e Serbisë ka filluar të ftojë serbët për mobilizim ushtarak.

Në ftesë mes tjerash thuhet: “Thirrje e Përgjithshme për regjistrim në Listën Ushtarake Në bazë të Nenit 15 të Ligjit për Shërbimin Ushtarak, të punës dhe obligimit për punësim e obligim material dhe Nenit 4, paragrafit 3 të Rregullores për kryerjen e shërbimit ushtarak për punësim e obligim material i ftojmë të gjithë të meshkujt e moshës madhore, shtetas të Republikës së Serbisë, të lindur në vitin 1999, dhe ata më të moshuar të cilët nuk e kanë kryer evidentimin në listat ushtarake që të lajmërohen në Qendrën e Ministrisë së Mbrojtjes për Vetëmbrojtje Lokale Nga Stari Trg Në Rrugën Makedonska 42Dhoma nr. 85 a Që të lajmërohen për regjistrim në Listat Ushtarake…

“Pastaj në ftesën në fjalë thuhet që të gjithë shtetasit e Serbisë duhet të sjellin me vete edhe Letërnjoftimet kurse po kështu njoftohet që Regjistrimi fillon nga data 16.1. deri me datën 28.2.2017 nga ora 9:00 deri në ora 15:00″. Kjo ftesë e Serbisë, vjen pas një varg provokimesh që shteti Serbia ia ka bërë Kosovës, duke nisur nga ndërtimi i murit në veri të vendit, pastaj ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, bazuar në një fletëarrest të Serbisë dhe së fundmi me trenin rus, raporton GazetaBlic.com. Ftesën e plotë në gjuhën serbe mund ta gjeni më poshtë:
b_1484726580-218373KFOR-foto-24media.me_-848x478 k_1484725204-5763660-1 b_1484726580-218373-1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here