Dëmtim horror për kapitenin e Tiranës, me urgjencë në spital pas kthimit nga Antalia

0
137

Erando Karabeci, mesfushori dhe njëkohësisht kapiteni i Tiranës, ditën e djeshme është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Futbollisti është kthyer së bashku me pjesën tjetër të ekipit në Tiranë pas fazës përgatitore në Turqi, dhe gjatë qëndrimit në shtëpi ka pësuar një dëmtim të rëndë në kabinën e dushit, mëson newsport.al.

Dëmtimi ka qenë aq i rëndë, sa familjarët e futbollistit kanë njoftuar menjëherë urgjencën e cila e ka dërguar drejt spitalit. Pas ndërhyrjeve të nevojshme, Karapeci rezulton me 20-të të qepura në kofshën e tij.

Ndodhemi 11-të ditë para rifillimit të kampionatit dhe për ekipin e Tiranës kjo është një humbje e madhe në këtë sezon, pasi me shumë mundësi Karapeci do të qëndroi gjatë jashtë fushave të lojës. Gjithsesi në rradhë të parë është shëndeti i lojtarit.

Karabeci është futbollist i dalë nga akademia e Partizanit dhe ka luajtur me të për tre sezone. Në vitin 2009-të ai iu bashku rivalëve të qytetit dhe që në atë kohë, ky është sezoni i 8-të i tij në kampin “bardheblu”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here