Ceremonia e inagurimit të Trump, Basha niset drejt SHBA-ve

0
140

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur për një vizitë zyrtare për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump.

Ka qenë vetë Zoti Basha ai që ka bërë të ditur udhëtimin drejt Uashingtonit.
Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Basha theksoi se do të vijojë takime dhe me drejtues të lartë të institucioneve politikbërëse.

Në SHBA ndodhet edhe kryeparlamentari Ilir Meta, si dhe kryetari i PR-së Fatmir Mediu dhe dy deputetët socialistë, Ervin Bushati dhe Blendi Klosi, njëherazi ministër i Mirëqenies Sociale.

STATUSI I BASHËS
Me ftesë të Partisë Republikane amerikane dhe mazhorances ne Kongresin amerikan jam nisur për në Uashington ku do të marr pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump. Gjatë vizitës do të kem takime me anëtarë të Kongresit dhe të Senatit, me drejtues të lartë të institucioneve politikbërëse të politikës së jashtme, sigurisë dhe ekonomise.

Jam i bindur se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, SHBA do të mbështese edhe më shumë përpjekjet e Shqipërisë për demokraci, mirqeverisje dhe zhvillim ekonomik. Mbështetja e SHBA dhe e shqiptarëve të Amerikës eshtë jetike për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të denjë për Shqipërinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here