Brad Pitt harron Jolien, pritet të bëhet baba me aktoren e njohur (FOTO)

0
436

Brad Pitt duket se ka një lidhje me Kate Hudson. Zërat vijnë nga Australia, ku thuhet edhe që vajza e Goldie Hawn mund të jetë shtatzënë.

Janë pikërisht miqtë e artistes 37 vjeçare, të cilët thonë se pas fundit të historisë së saj me Matt Bellany, ajo duket se i ka hedhur sytë tek beqari më joshës i Hollywood-it, pas ndarjes nga Jolie.

Pitt dhe Hudson kanë marrë pjesë në festën pas Golden Globe dhe disa thonë që ka qenë pikërisht Kate, ajo që ka dashur të tërheqë vëmendjen e Brad.

Të dy nuk janë parë së bashku, por për tu larguar nga festa, duket se kanë përdorur të njëjtën makinë.

Më parë është larguar Brad Pitt dhe më pas shoferi është kthyer për të marrë Hudson. Nëse historia do të konfirmohet, ëndrra e artistes duket se është realizuar.

Disa kohë më parë, e ftuar në një emision radiofonik Kate kishte deklaruar se ëndërronte një djalë si Brad Pitt.

C_2_fotogallery_3008216_3_image C_2_articolo_3051658_upiImagepp C_2_fotogallery_3008216_8_image C_2_fotogallery_3008216_7_image C_2_fotogallery_3008216_6_image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here