Banorët në Fushë-Arrëz: Për 50 mijë lekë fadromë po na lënë në izolim

0
332

Banorët e disa fshatrave në Fushë-Arrëz të izoluar që prej fillimit të janarit nga bora që përfshiu gjithë vendin ankohen se askush nuk iu ka ardhur në ndihmë.

“Shteti nuk ekziston, për ne nuk është interesuar”,- shprehen ata për News 24.

Apeli i tyre kryesor ndaj autoriteteve është që të ndërhyhet të paktën për të hapur rrugën.

“Për 50 mijë lekë fadromë po na lënë në izolim. Nuk duam helikopter kur jemi sëmurë, të paktën të na hapen rrugët”,- thonë banorët.

Kjo situatë me këtë izolim kaq të gjatë, sipas tyre nuk iu kishte ndodhur asnjëherë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here