Shkrimet e BIRN, Meta: Nuk merrem me mediat e Sorosit

0
298

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 me gazetaren Eni Vasili pritet të shuajë kuriozitetin e të gjithëve për koalicionin në zgjedhjet e ardhshme.

Kreu i LSI-së, foli sot për ftesën në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 45-të të SHBA-ve, ndërsa ka hedhur poshtë shkrimet e fundit në media se, LSI-ja ka paguar për ftesën e saj në inaugurimin e Trump, duke shtuar se përfaqëson një parti transparente që respekton në radhë të parë ligjet e vendit të tij, pa ashtu edhe të vendeve të tjera.

Faleminderit që pranuat ta hapim bashkë këtë sezon, si një nga lojtarët më të mirë të shahut në politikën shqiptare! Jeni dakord?
Është një frymëzim që e keni zgjedhur vetë.
Një javë më parë në këtë studio disa nga analistët më të njohur të shtypit ranë dakord, të paktën për një gjë, është e vështirë të bien dakord, për faktin që njeriu i vitit sipas tyre ishte Ilir Meta dhe nëse do ishte një ide, do të ishte konsensusi ideja e vitit. A shikoni një lidhje midis tyre: Ilir Metës dhe konsensusit?
Unë shikoj një lidhje midis dëshirës së shumicës së qytetarëve shqiptarë për të pasur reformë në drejtësi, pra mbi 90 e ca për qind ka qenë vazhdimisht me aktin e ndryshimit kushtetues, ishte konsensusi. E shikoj si një domosdoshmëri dhe nuk e shikoj detyrimisht lidhur me emrin tim apo me emrin e kujtdo tjetër, ishte një domosdoshmëri, ku secili duhet të bënte detyrën e tij. Shpresoj ta kem bërë atë me sa kam mundur.
Do të doja të dija diçka më shumë për vizitën tuaj në SHBA. Është folur shumë vitet e fundit. Vizitat në Amerikë gjatë vitit 2016 nuk kanë qenë të pakta për ju. Çfarë ndodh? Ka ndonjë lloj flirti politik, ndonjë lloj dashurie që nuk e dimë?
Nuk bëhet fjalë as për flirt dhe për dashuri, bëhet fjalë për vitalizimin e mëtejshëm të një marrëdhënie, në radhë të parë midis dy vendeve. Të një partneriteti dhe aleance strategjike, aq më tepër në kushtet kur ka ndodhur apo po ndodh një ndryshim i rëndësishëm, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por mendoj në të gjithë botën me zgjedhjen e Presidentit të ri, Trump.
Natyrisht është një vizitë që synon për të takuar shumë nga drejtuesit e Kongresit dhe të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një pjesë e të cilëve janë rizgjedhur apo janë zgjedhur për herë të parë në postet drejtuese, por edhe për të falënderuar zyrtarë të lartë të administratës aktuale me të cilët kemi bashkëpunuar. Sigurisht, edhe për të zhvilluar kontakte me zyrtarë të administratës së ardhshme në vijim të një raporti të konsoliduar, do të thosha jo vetëm midis dy vendeve, por edhe në raportin tim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është shumë i hershëm.
Ju jeni përfaqësuesi më i lartë i maxhorancës apo koalicionit qeverisës në këtë ceremoni, në mos gaboj qeveria përfaqësohet me një ministër. A mendoni se do ndiheni në siklet po të kemi parasysh një lloj trashëgimie të dyshimtë për shkak të deklaratave të z. Rama në lidhje me zgjedhjen e Trump-it?
Unë besoj se ky është një debat, i cili është mjaft i tepërt, duke pasur parasysh, besoj, faktin që marrëdhëniet tona janë strategjike, nuk janë marrëdhënie midis individëve.
Së dyti, jam i bindur që Shqipëria do të vazhdojë të jetë një vend i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky raport edhe institucional, edhe strategjik do të thellohet dhe do të përforcohet më tej.
Për deklaratat e z. Rama, a mendoni se ishin të nxituara? A do të krijojnë terma afatgjatë ndonjë kosto, apo do të na duhet të presim për të gjitha këto?
Nuk mendoj se deklaratat do të krijojnë kosto. Për në është e rëndësishme të demonstrojmë kapacitetet tona për të qenë partnerë të aftë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kohët e reja, sepse duket se do të kemi dinamika të reja. Z. Trump duket se është larg stilit burokratik.
Po, deri tani e ka dëshmuar. Le të shikojmë se çfarë do të bëjë në Zyrën Ovale, mbetet për t’u parë. Është një kuriozitet për të gjithë botën, kjo apo jo?
Patjetër! Padyshim që ka një stil tjetër.
Ju e besonit zgjedhjen e Trump-it si President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Pakkush në fakt do të vinte bast për zgjedhjen e tij…
Natyrisht që nuk ka qenë e lehtë për t’u besuar një gjë tillë, por pas fitores brenda Partisë Republikane, ku ishin emra mjaft të mëdhenj si Jebb Bush apo Cruz Rubio, Kristy e kështu me radhë, fitorja e tij ishte e lehtë brenda Partisë Republikane. Sigurisht që i rriste mjaft mundësitë e tij. Në fund fare, në Amerikë ka gjithmonë dy kandidatë; dukej qartë se Amerika kërkonte një ndryshim, dhe këtë ndryshim e gjeti tek natyra e z. Trump.
Një natyrë trasgresive, agresive ndaj medies tradicionale, mund ta quajmë në njëfarë mënyre, apo jo? ë shumë sulmoi….
Në fakt, unë mendoj se zgjedhja e tij dhe fushata amerikane ka sjellë një revolucion në konceptimin e mediave, në relativizmin e supermediave, të cilat mendonin se përcaktonin zgjedhjet, shpeshherë me sondazhe të pavërteta, të fabrikuara, siç doli në këto zgjedhje dhe siç ndodhi edhe në referendumin e Britanisë e Madhe.
Natyrisht, ndoshta ishte edhe një reagim i amerikanëve ndaj kësaj lidhjeje kaq të fortë të medias me botën financiare, të cilat kërkojnë të imponojnë zgjedhje të caktuara. Në këtë rast, padyshim që kjo do të sjellë edhe një konceptim të ri për rolin e mediave dhe për raportin e tyre me të vërtetën dhe për raportin e tyre me të vërtetën e me qytetarët.

Meqë jemi te mediat, BIRN, në një artikull investigativ deklaron se LSI-ja ka paguar për praninë tuaj në ceremoni. Ka diçka të vërtetë? Një kompani lobimi, sipas BIRN-it…
Nuk dëshiroj të merrem me mediat e Sorosit ose pranë Sorosit.

Për këtë nuk jam duke investiguar, por Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë dhe mbetet gjithnjë një forcë mjaft transparente, e cila respekton ligjet shqiptare, në radhë të parë, ato amerikane dhe evropiane. Padyshim kushdo është i lejuar që të thellojë më tej investigimet në këtë drejtim./Balkanweb

vijon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here