Rikthimi i ligjit të mbetjeve/ Premtimi që nuk u mbajt nga Rama dhe frika për ta sjell sërish në parlament

0
177

 

“Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve ende është në sirtarët e Kuvendit në pritje për shqyrtim, por PS  po pret bashkimin e aleatëve për ta votuar pasi është vetëm”

 

Anesti Barjamemaj

 

Në muajin mars të vitit 2016, një deklaratë nga Ministria e Ekonomisë Milva Ekonomi, do të sillje një lum të madh debati. Sipas saj qeveria po punon për një projekti ligj i cili do te rikthente dhe do të riciklonte mbetjet. Por nuk kaloi shumë kohë dhe këtë projekt ligj të nisur nga qeveria deputeti Eduard Shalsi do ta sillte të plotësuar në Kuvend. Si  kryetar i Komisionit Parlamentar për Veprimtarinë prodhuese Shalsi, mori të gjitha përgjegjësit për risjelljen në parlament të këtij projektligj. edhe pse kishte edhe deputet të tjerë për së bashku me të që kishin propozuar këtë projektligj, përsëri rikthimi i ligjit mori emrin e tij. Këtë herë ligji u quajt “Ligji Shalsi”. Menjëherë pas propozimit reagimet si nga politika dhe shoqëria civile ishin të shumta. Edhe pse projektligji pati disa ndryshime të vogle në me paraardhësit e tij u shit në publik sikur do të kishte ndryshime drastike.

 

Propozimi nga Eduard Shalsi

Në një dalje të tij për mediat deputeti i Partisë Socilaiste, deklaroi se ky projektligj kishte shumë ndryshime. Sipas tij ishte reduktuar shumë lista e mbetjeve që do të silleshin në Shqipëri dhe nuk do të ishin të rrezikshme. Sipas Shalsit ekzistonin dy lista njëra e viti 2010 e cila e cila do të kishte 80 lloje mbetjesh dhe një listë që është miratuar në vitin 2016 e cila ka 25 lloje mbetjesh. Me këto shifra deputeti donte të tregonte se ky ligj ishte i duhuri, por që në të vërtetë këto shifra ishin thjesht për të devijuar debatin. Sipas tij kjo është një listë e gjelbër e cila është e lejuar edhe nga Bashkimi Evropian dhe nuk ka përse të ketë shqetësime. Ndryshimet nuk ishin vetëm në zvogëlimin e numrit të mbetjeve, por ai do të ndryshoj edhe në mënyrën e menaxhimit ë mbetjeve.  Një nga çështje që krijoi shumë debat ishte edhe mënyra e hyrjes së mbetjeve në Shqipëri, monitorimi dhe sasia e tyre. kjo ishte një çështje që kishte hasur kundërshtimin e opozitës së djeshme (qeverisë sot), në lidhje me importimin e mbetjeve në vitin 2011. Partia Socialiste në atë kohë fliste për mungesë infrastrukture në dogana, ndërsa sot ishte kundërta pasi cilësia në dogana ishte rritur. Në një deklaratë në lidhje me doganat Eduard Shalsi tha: “Do vijnë nga Hani i Hotit apo do vijnë nga  3 Urat?! Dhe ne e përmirësuam, vendosëm 2-3 pika doganore të cilat janë  Durrësi, Kapshtica dhe Morina, këto do të jenë të përcaktuara në ligj. Është investuar goxha tek logjistika dhe tek stafi i doganave”. Por një nga çështjet që përdori Eduard Shalsi ishte edhe emërtimi i produktit që do të importohej. Sipas tij nuk ishin plehra po thjeshtë lëndë e parë dytësore  e cila ishte shumë e kërkuar nga tregu. Në këtë pikë u mbështet edhe nga shefi i tij Edi Rama i cili doli në mbrojte të këtij ligji.

Deputetet, Fatmir Xhafa, Eduard Shalsi dhe Vangjel Tavo, gjate takimit te 10 te Komitetit Parlamentar te Stabilizim Asociimit BE-Shqiperi, me pjesemarrjen e delegacioneve respektive te Kuvendit te Shqiperise dhe Parlamentit Europian./r/n/r/nLawmakers, Fatmir Xhafa, Eduard Shalsi and Vangjel Tavo, during the 10th meeting of the Parliamentary Committee on EU-Albania Stabilisation and Association Agreement.
Deputetet, Fatmir Xhafa, Eduard Shalsi dhe Vangjel Tavo, gjate takimit te 10 te Komitetit Parlamentar te Stabilizim Asociimit BE-Shqiperi, me pjesemarrjen e delegacioneve respektive te Kuvendit te Shqiperise dhe Parlamentit Europian. /r/n/r/nLawmakers, Fatmir Xhafa, Eduard Shalsi and Vangjel Tavo, during the 10th meeting of the Parliamentary Committee on EU-Albania Stabilisation and Association Agreement.

Plehra apo lëndë e parë dytësore

Me hyrjen në debat, kryeministri Edi Rama arriti që të ndryshoj edhe rrjedhën e ngjarjeve. Në deklaratën e tij Rama mbështeti nismën e deputetit dhe tregoi për të mirat që do të kishte ky ligj për industrinë Shqiptare. Sipas kryeministrit mbetjet janë një lëndë që kërkohet shumë nga industria ricikluese. Por për Ramën  kjo lëndë nuk ishte e rrezikshme dhe por një produkt si gjithë të tjerët. Kryeminstri në daljet e tij në media nuk i quante as plehra, as mbetje por lëndë e parë dytësore. Në këtë mënyrë kryeministri e përdori këtë taktikë për të zhvendosur debatin, nga çështje e importit në çështjen se çfarë do të importohej. Por edhe pse Rama  ishte pro këtij ligji këtë gjë nuk e mendoi edhe aleati i saj i madh, Lëvizja Socialiste për Integrim.

LSI kundër ligjit

Lëvizja Socialiste për Integrim me shumë nga eksponentët e saj kishte shprehur një qëndrim kundër që në fillim të këtij ligji. Por kur debati arriti kulmin, Kryetari i LSI Ilir Meta deklaroi se ky ligj është shumë i nxituar.  Meta  kërkoi kohë, debat gjithëpërfshirës dhe ekspertizë për ligjin e mbetjeve, duke e cilësuar atë se një vendimmarrje e nxituar. Në këtë mënyrë kjo deklaratë tregoi se ky ligj nuk ishte një konsensus në koalicion që në fillim. Sipas LSI-së ligjit i duhet një analizë e detajuar dhe dëgjesa me të gjitha palët në mënyrë që ligji të mos ketë kundërshti.“Shpesh herë edhe vendimmarrjet kanë qenë edhe të nxituara jo vetëm për shkak ndonjëherë të vullnetit politik të jo shumë të përgjegjshëm të përmbajtur. Ne po vëmë re për sa i takon çështjes së mbetjeve që shpesh herë sa i nevojshëm dhe i domosdoshëm është paraprija e vendimmarrjes nga studime nga debate nga kërkime”-ishin fjalët e Metës në një deklaratë për mediat. Por vetëm pak ditë më vonë edhe një zë tjetër i rëndësishëm nga LSI, që tregoi se aleati kryesor i PS-se nuk e mbeshteste nismën.  Duke parë që po vazhdonin protestat kundër këtij ligji ,Petrit Vasili realizoi një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile për tu njohur me shqetësimet e tyre. Pas takimit Vasili tha se ligji do kohe për të kaluar në parlament dhe shtoi se duhet të lejuar shoqëria civile në procesin e doganave. Kjo tregoi që Partia Socialiste ngeli e vetme në këtë ligj.

simbol-proteste

Opozita dhe roli i saj

Por përveç LSI kundër këtij ligji u pozicionua edhe Partia Demokratike dhe e gjithë opozita. Për opozitën ky ligj është klientelist dhe do ti shërbej mafias. Kryetari i PD duke qenë një pozitë të vështirë, pasi akuzohej se edhe PD  kur ishte në qeveri, e kishte miratuar këtë ligj, kërkoi ndjesë shqiptareve. Për të ky ka qenë një gabim dhe u shpreh i vendosur se do ta ndalte votimin e këtij ligji në Parlament.  Në një dalje për medituat Lulzim Basha deklaroi: “Rruga e vetme për t’i prerë rrugën katastrofës kombëtare është bllokimi i saj. ne do të bëjmë gjithçka në aleancë me qytetarët që kjo çështje të mbyllet njëherë e mirë. do t’i kërkojmë presidentit të mos e ratifikojë ligjin, do të shohim të gjithë hapësirën kushtetuese dhe rolin që deputetët tanë luajnë brenda saj, sepse zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Ne do t’i kërkojmë Kuvendit mbajtjen e një referendumi kundër importit të plehrave”. Sipas PD ky ligj nuk duhej që të votohej dhe e bojkotuan sallën.  Ditën e votimit në emër të PD foli Edmond Spaho i cili tha se bojkoti është në shenjë proteste për mos reflektimin e qëndrimit të deputetëve të maxhorancës ndaj ligjit të importit të mbetjeve dhe faktit që maxhoranca s’e solli dekretin e presidentit për ta votuar. Por ndërsa në parlament po diskutohet jashtë dyerve të tij, qindra qytetar ishin në protestë. Opozita e braktisi sallën në momentin e votimit të ligjit duke e lënë maxhorancën të vetme.protesta2

Kundërshtimet nga aktorët e tjerë politikë

Një nga deputetët që ka qenë kundër këtij ligji ishte edhe Ben Blushi, i cili reagoi ashpër kundër atyre që votuan ligjin. Sipas tij të gjithë ata politikan që votuan ligjin duhet të tu shënohej ligjin në kazanët e plehrave.  Ai u beri thirrje të gjithë qytetarëve që të shënonin emrat e politikanëve. Dhe më pas në parlament tha: “Unë kam ardhur për të votuar kundër ligjit të mbetjeve. Ishte parashikuar të vijë në seancë por nuk ka asnjë alibi pse nuk është sot në seancë për votim. Sot që patën kurajon të mbrojnë. Sillni ligjin në seancë ta votojmë dhe të ndahemi kush është pro dhe kundër importit. Kush do të rrijë në kazan dhe kush do të dalë nga kazani. Janë përgatitur të gjithë kazanët e jugut të Italisë dhe të Greqisë veriore për tu derdhur në Shqipëri. Vetëm 2-3 ditë më parë po më thoshte një mik, që kishte takuar kryetarin e bashkisë së Korfuzit dhe ai i kishte thënë: Kalojeni sa më shpejt atë ligjin në parlament se nuk kemi ku i çojmë mbetjet tona, ti sjellim në Sarandë, ti sjellim në Sarandë, se  nuk kemi ku ti çojmë. I bie më lirë sesa ti djegin në Kurofz gjë për të cilin nuk ka ligj. Në rajon nuk ka asnjë vend që ka një ligj të ngjashëm, dhe i kam ftuar këtë kazanollogët e Rilindjes të tregojnë se kush ka një ligj të ngjashëm. E di që sot do dalin me një copë letër dhe do thonë që BE na ka kërkuar një ligj. Unë nuk besoj se BE ti kërkojë Shqipërisë hapi dyert për mbetjet e Evropës për aq kohë sa Shqipëria nuk ka kapacitet, nuk ka kapacitet”, – ishte deklarata e Blushit në Parlament.

Protesta e shoqërisë civile dhe e ricikuesve

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, qytetarë, si dhe aktivistë të mbrojtjes së mjedisit protestuan disa herë Tiranë për të kundërshtuar importin me ligj të mbetjeve në Shqipëri. Protestuesit janë mbledhur disa herë para selisë së Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa një pjesë e tyre kanë qëndruar edhe gjatë natës jashtë. Protesta janë organizuar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave dhe kanë mbledhur dhjetëra aktivistë dhe qytetarë të cilët kërkojnë anulimin e ligjit të ndryshuar “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Sipas ndryshimeve të reja ligjore, në Shqipëri importohen vetëm mbetjet e ngurta jo të rrezikshme, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit. Ndërkohë përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkojnë ndalimin e importit të mbetjeve në Shqipëri, duke pretenduar se importi i tyre nuk kontribuon për ekonominë e vendit dhe shkakton ndotjen e mjedisit pavarësisht mekanizmave të kontrollit në pikat kufitare. Lidhur me këto ndryshime ligjore, përfaqësuesi e shoqërisë civile dhe aktivistë të mbrojtjes së mjedisit kanë organizuar disa protesta, duke bërë thirrje për mos lejimin e importit me ligj të mbetjeve në Shqipëri. Por disa ditë më vonë ndodhi edhe një protestë shumë e paprecedentë. Kompanitë e riciklimit në Shqipëri të bashkuara protestuan për miratimin e ligjit nga parlamenti. Me pankarta në duar ricikluesit përpara Kuvendit kërkuan që të miratohej ligji i cili ishte kthyer nga presidenti. Kjo protestë ndoshta është një nga më të të pa dëgjuarat më parë, pasi nuk kishte ndodhur më parë që të protestohej për të sjell plehra në Shqipëri.DSC_5434

Takimet me presidentin

 

Presidenti i Republikës pas miratimit të ligjit në Parlament, kishte për detyrë që të vendoste nëse do ta miratonte apo do ta kthente përsëri në parlament. Për të arritur në vendimin e tij ai takoi grupimin nga shoqëria civile, por edhe me ricikluesit. Në të dy takime presidenti në këto takime dëgjoi problemet e tyre, për të qenë  më informuar në lidhje me këtë ligj. Pas takimeve që pati me shoqërinë civile dhe ricikluesve, vendosi që të kthej ligjin përsëri në parlament sepse nuk kishte shumë mangësi dhe ishte kundër interesit të qytetarëve.

 

Kthimi i ligjit nga Presidenti

 

Pasi ligji kaloi në Parlament, ligji kaloi në zyrat e Presidentit. Kreu i shtetit kërkoi shumë kohë për të dhënë vendimin tij për ligjin, do ta aprovonte apo jo. Pas takimit me shoqërinë civile dhe ricikluesit, Bujar Nishani vendosi që të kthej ligjin në Parlament. Në shpjegimin e vendimit të tij, presidenti Nishani nënvizon se ligji “është në kundërshtim me Direktivën evropiane 2008/98/EC , sipas së cilës, duhet të zbatohet parimi i “vetëmjaftueshmërisë dhe afërsisë” që do të thotë se çdo shtet duhet të synojë të menaxhojë mbetjet e veta dhe mbetjet duhet të trajtohen sa më afër burimit të prodhimit, dhe për më tepër nuk është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit apo ndonjë marrëveshje tjetër ndërkombëtare të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë”. Presidenti vëren se në vitin 2013, kur po kjo shumicë shfuqizoi nenet e ligjit që lejonin importin e mbetejeve, si arsyetim ishte përmendur pikërisht mosrespektimi i Direktivës europiane 2008/98/EC duke arsyetuar në atë kohë se, sipas kësaj Direktive “çdo vend duhet të synojë të menaxhojë mbetjet e veta dhe mbetjet duhet të trajtohen sa më afër burimit të prodhimit. Gjithashtu, importi i mbetjeve bie ndesh me përparësi që duhet të ketë trajtimi i mbetjeve që prodhohen nga tregu shqiptar. Kjo do të thotë që me politika stimuluese fiskale, siç janë heqja e TVSH-së apo subvencionet, duhet stimuluar industria e riciklimit që të trajtojë mbetjet lokale. Lejimi i importit i bën të pamundura politika të tilla shtetërore, pasi nuk mund të subvencionohet trajtimi i mbetjeve që vijnë nga jashtë. Për më tepër, importi i mbetjeve nga jashtë ul interesin për trajtimin e mbetjeve që prodhohen brenda territorit tonë”. Sipas Kreut të Shtetit, “çuditërisht, pas tre viteve, propozuesit e ligjit mohojnë diçka të cilën e kishin pranuar më parë, duke sjellë pretekstin e përafrimit me një Direktivë tjetër që në fakt është Rregullore”.

 

Mbetjet në Parlament

 

Pas kthimit të ligjit nga presidenti Bujar Nishani, Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ende nuk e ka marrë në shqyrtim. Duke mos e marrë në shqyrtim këtë ligj ky komision ka thyer edhe afatin kushtetues, që është për 40 ditë. Sipas Kushtetutës dekreti i Presidentit duhet të merret në shqyrtim dhe të miratohet brenda 40 ditëve. Për shkelje të afatit Kushtetues, Aleanca Kundër Importit të Plehrave i ka kërkuar, parlamentit dhe të gjithë deputetëve që të merrnin në shqyrtim këtë ligj dhe ta votonin sa më shpejtë. Edhe pse letër u lexua nga të gjithë përsëri, kryetari Eduard Shalsi.  Për të mbështetur mendimin e tij ai ftoi përsëri shoqërinë civile për tu ulur në tryezë dhe për të diskutuar, por pati një refuzim nga ana e tyre.

 

Frika për ta sjellë ne votim

 

Që në votim të ligjit, opozita ishte kundër. Partia Socialiste këtë herë me votat e  saj dhe disa të aleateve arriti që të miratoj ligjin e shumë diskutuar. Por qëndrimi nga ana LSI nuk ishte shumë i vendosur në fillim dhe kur ligji mroi kundershtine e forte nga qëndrimi i shoqërise Civile dhe me pas u kthye nga Presidenti, bëri që edhe LSI pas kosnultimeve të dilte hapur kundra tij. Nga frika e vottave, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese nuk e ka marrë në shqyrtim këtë ligj. Ky ligj ka mbetur në sirtarët e parlamentit dhe për shumë kohë parashikohet që të qëndrojë aty. Shoqëria Civile edhe pse e tkurrur ka treguar që është e vendosur për të mos e lejuar miratimin e këtij ligji.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here