Nuk është Bulku, De Biazi zgjedh një “nxënës” në vend të Tramexanit

0
156

Xhani De Biazi ka preferuar përsëri një asistent italian për të zënë vendin e lënë bosh nga Paolo Tramexani. Njoftimi nuk ka ardhur nëpërmjet zyrës për shtyp të FSHF-së, ashtu siç duhej të ndodhte normalisht, por i është komunikuar mediave italiane. Portali i gazetarit të njohur italian Xhianluka Di Marzio ka bërë të ditur se Marko Veronese do të jetë asistenti i ri i teknikut të përfaqësueses shqiptare.

veronese

Me sa duket, De Biazi ka vendosur t’i besojë një ish-futbollisti të tijin. Ai ka drejtuar Veronesen në vitet e suksesshme te Modena kur ngjiti ekipin nga C1 në A. Veronese, ndonëse i dale nga akademia e Interit si sulmues me perspektivë, ka kaluar karrierën e ti si futbollist në ekipe të vogla derisa e mbylli atë përfundimisht te Pavia. Ai drejtoi ekipin e paratërinjve të këtij klubi para se të bëhej asistent i Fulvio Pea te pankina e Monxës dhe Kremonezes.

Pritet që ai të udhëtojë së shpejti drejt Tiranës për të nënshkruar kontratën e re ndërsa nuk dihet ende nëse do të merret edhe me zbulimin dhe ndjekje e talenteve siç bënte Tramexani para tij.

Megjithatë, parashikohet që edhe Ervin Bulku të vazhdojë të jetë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses, si asistenti shqiptar i De Biazit./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here