“Më pret i fejuari”/ Shqiptaren e dëbojnë nga Italia për në Tiranë sapo mbërrin në aeroport

0
220

Një 20-vjeçare shqiptare është kthyer mbrapsht nga autoritetet italiane për në Tiranë pasi zbriti në aeroportin e Peruxhias.

Siç shkruan Ansa.it, arsyeja se pse të renë shqiptare e kthyen mbrapsht ishte se ajo nuk kishte asgjë me vete që të justifikonte qëndrimin në vendin fqinj, madje as një letër njoftim për prenotim të ndonjë hoteli.

Pas marrjes në pyetje nga policia, shqiptarja deklaroi se kishte ardhur në Itali për të kaluar pushimet me të dashurin e saj.

“Më pret i fejuari im shqiptar,” tha 20-vjeçarja. Autoritetet italiane dyshuan se shqiptarja kishte ardhur për të prostituuar, shkruan Ansa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here