Kishin krijuar fabrikë për përpunimin e kanabisit, arrestohen 2 shqiptarë në Britani (Emrat+Video)

0
253

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike, pasi janë kapur në flagrancë brenda një fabrike kanabisi në Gloucester. Sipas mediave vendase, në pranga kanë rënë shqiptarët Muj Toskaj, 24 vjeç, dhe Blerim Mustavataj, 29 vjeç, të dy emigrantë të paligjshëm në Britani.

Dy shqiptarët u arrestuan të dielën gjatë një operacioni nga policia britanike, pas informacioneve se në bodrumin e një ndërtese në Gloucester ndodhej një fabrikë për përpunimin e kanabisit e cila ishte pajisur me aspirim dhe llamba të nevojshme për rritjen e kanabisit.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 189 bimë kanabis si dhe disa pajisje që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike. Sipas mediave britanike droga e sekuestruar kap vlerën nga 52920 deri në 159.760 paund. Dy shqiptaret pritet të dalin para gjykatës në datë 10 shkurt./bw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here