‘Denigruan’ Encën, reagon këngëtarja: Mu hiqni qafe, jam duke bërë para

0

Një ditë pas demaskimit që i bëri faqja ‘Vipat e Bllokut’, këngëtarja Enca Haxhia nuk është përmbajtur. Ajo ka reaguar ashpër dhe me ironi në të njëjtën kohë për foton e publikuar në portale dhe rrjetet sociale ku shfaqej në një formë jo dhe aq të mirë. Përmes një postimi në ‘SnapChat’ këngëtarja kërkon që ta lënë rehat, pasi është shumë e zënë duke bërë para.

Loading...

“Zbuloni si duket këngëtarja në të vërtetë, foto që Enca do donit mos t’i shihnit… Mu hiqni qafe ju lutem, keni folur shumë për mua, unë jam e zënë duke bërë para”, -shkruan Enca.

Në foton e publikuar dje nga faqja ‘Vipat e Bllokut’ shihet Enca e kapur ‘mat’ në publik, por me një pamje që vështirë se e keni parë ndonjëherë. ‘Nuk do ta besoni se kush është’- shkruhet në mbishkrimin e fotos.

Loading...

Lini nje pergjigje