Basha: Rama lëshon vemjen te gënjejë për mua e familjen time

0
183

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratës të kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili inspektoi rifillimin e punimeve në kopshtin nr. 17 në Njësinë 7, dhe u shpreh se “Për prindërit që rrisin fëmijët e tyre në Tiranë bashkia është e gatshme 24 orë/ditë. Për prindërit që fëmijët e tyre i rrisin në Hollandë apo i kanë me pushime në Meksikë, Bashkia nuk ka asnjë detyrim”.

Përmes statusit të tij në ‘Facebook’, kryedemokrati Basha thotë se Rama ka lëshuar vemjen të gënjejë prapë për të dhe familjen e tij, ndërsa fëmijët e tij janë futur që të vegjël në kopsht e pastaj në shkollë në Tiranë, dhe jo në Hollandë.

Postimi i plotë i Bashës:
Ne vend qe te merret me 1000 halle qe ka Shqiperia, Rama leshon vemjen te gënjeje prape për mua dhe familjen time. Bashke me Aurelen, ne jetojmë ne Tirane qe prej vitit 2005. Fëmijët tanë janë futur qe te vegjël ne kopesht e pastaj ne shkolle ne Tirane. Por ai vetëm gënjeshtra dhe mashtrime ka. Turp!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here