Ambasadori i SHBA në Beograd, Nikolicit: Shmangni retorikën e ngritur

0
161

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë në një bisedë me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic, se stabiliteti në rajon është një parakusht për progres.

Ai shtoi se të gjithë duhet të shmangin retorikën e ngritur.

Siç njoftoi ambasada amerikane, Scott theksoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, dhe të inkurajojë Serbinë dhe Kosovën që të kërkojnë mundësi për përparim në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.

Presidenti Nikolic thuhet se ka shprehur pikëpamjet e tij mbi nevojën për të ndërtuar marrëdhënie të forta edhe në të ardhmen, pavarësisht nga qëndrimet e ndryshme të të dy vendeve për statusin e Kosovës.

Scott dhe Nikolic, siç u tha, kanë rënë dakord që të vazhdojnë kontaktet e tyre dhe shprehën shpresën se së shpejti do të zhvillohet baza e re për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, shtohet në deklaratë.

Ambasadori vlerësoi përparimin e Serbisë në fushën e stabilitetit dhe rritjes ekonomike.

Ai iu referua hapjes së katër kapitujve në procesin e pranimit në Bashkimin Evropian në vitin 2016 dhe kujton se katër miliardë dollarë të investimeve dhe 16.000 njerëz që punojnë për kompanitë amerikane në Serbi – janë tregues të qartë për forcën dhe gjallërinë e marrëdhënieve bilaterale.

Scott gjithashtu vuri në dukje se takimi i zëvendëspresidentit amerikan, Joseph Biden, me Kryeministrin serb, Aleksandar Vucic, sot në Davos, është një tregues i rëndësisë së këtyre marrëdhënieve për Shtetet e Bashkuara.

Deklarata thekson se ambasadori Scott u takua me presidentin Nikoliq për të diskutuar në lidhje me vitin që kaloi, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm në vitin 2017.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here