Standard.al

5 mënyra për parandalimin e diabetit të tipit 2 (Video)

0

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që zhvillohet me kalimin e viteve nga kequshqyerja dhe mënyra jo e shëndetshme e jetesës. Mënyra e vetme për të parandaluar zhvillimin e kësaj sëmundjeje është duke u ushqyer shëndetshëm, duke kryer aktivitet fizik dhe duke shmangur disa zakone të këqija, si pirja e duhanit apo alkoolit, shkruan shendeti.com.

Këto janë disa mënyrat për parandalimin e diabetit të tipit 2:

Bëni aktivitet fizik:

Aktiviteti fizik ul nivelet e sheqerit në gjak dhe rrit ndjeshmërinë e insulinës për 24-48 orë.

Përpiquni të bëni stërvitje të paktën 30 minuta në ditë.

Dobësohuni

Jeni 40% më të rrezikuar të prekeni nga diabeti i tipit 2 nëse jeni mbipeshë. Përpiquni të humbisni 5-10% të peshës tuaj për të ulur rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje.

Ushqehuni shëndetshëm

Një dietë e pasur me pije të gazuara dhe karbohidrate të përpunuara rrit rrezikun për zhvillim të diabetit. Ulni numrin e kalorive, pini sa më shumë ujë, hani fruta, perime dhe produkte të qumështit me pak yndyra. Kufizoni kripën, sheqerin dhe yndyrat e ngopura.

Konsumoni me shumë fibra

Fibrat mund të ngadalësojnë tretjen dhe ulin nivelet e sheqerit në gjak. Gratë duhet të marrin 25 gramë fibra në ditë, ndërsa meshkujt 38 gramë.

Matni nivelet e sheqerit në gjak

Me miliona njerëz në botë kanë diabet dhe nuk janë në dijeni, derisa gjendja përkeqësohet. Kontrollohuni tek një mjek për të parë nëse jeni të rrezikuar

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.