Zuckerberg mund të kandidojë për President të SHBA- së në 2024

0
154

Gjithmonë e më shumë, njërëz të afërt të themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg po hedhin dyshime të forta se Zuckerberg po përgatitet për të filluar një karrierë politike dhe synimi i tij është të jetë në krye të Shtëpisë së bardhë në të ardhmen. Njerëz të afërt me të deklaruan më herët për prestigjiozen, Vanity Fair se Zuckerberg ka recituar para stafit të tij pjesë nga filmi i Trojës dhe shprehen se 32 – vjeçari dëshiron të jetë perandor.

Edhe përse Zuckerberg nuk ka bërë deri më tani ndonjë deklaratë , miq të tij u shprehën se nuk do të ishte çudi që ai të kandidonte për President në vitin 2024.

Më parë Zuckerberg nxiti një sërë thashethemesh, për përfshirjen e tij në politikë pasi u zotua të vizitonte çdo shtet të SHBA –së. Në një njoftim në facebook më heret ai shkruajti: “Sfida ime personale për vitin 2017 është që të kem vizituar dhe takuar njerëz në çdo shtet në SHBA deri në fundi të vitit”./standard.al

.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here