Treni serb, Bushati: Kërcënimet duhet të ulen

0

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një postim në Facebook, deklaroi se viti 2017 nuk nisi mbarë për Europën Juglindore. Duke u ndalur tek treni serb  që mbante mbishkrimin “Kosova është Serbi”, Bushati tha se provokimet e udhëheqësve të Serbisë, janë irrituese dhe shumë larg pritshmërive për një vend kandidat në BE. “Fillimi i 2017 nuk ka qenë i mbarë për Europën Juglindore. Provokimet destabilizuese dhe fantazitë teatrale të udhëheqësve të Serbisë janë irrituese dhe shumë larg pritshmërive për një vend kandidat, i porsa ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE,” – tha ministri.

Loading...

Duke përkujtuar masakrën e kryer nga Serbia, në Reçak të Kosovës, shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se kërcënimet dhe tonet e larta duhet të ulen. “ Në përvjetorin e masakrës së kryer nga Serbia në#Reçak #Kosovë, promovimi me kokëfortësi i agresionit është krejt i papërgjegjshëm dhe nuk i shërben aspak klimës së domosdoshme të bashkëpunimit rajonal.Kërcënimet dhe tonet e larta duhet të ulen pasi rikthimi i trenit të së shkuarës nuk të shpie askund”, – shkruajti Bushati, në postimin e tij në Facebook.

Loading...

Lini nje pergjigje