Tensionet Prishtinë-Beograd/ Reagon SHBA-ja, i tregon vendin Serbisë

0
313

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përkrahur veprimin e institucioneve të Kosovës për t’i dërguar forcat speciale policore në pikën kufitare në veri, për ta parandaluar futjen e trenit ilegal serb.

shba

Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, J. Michelle Schohn, ka thënë për “Kohën Ditore” se e respektojnë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë kufijtë e vet.

“SHBA-ja ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur që nga viti 2008 dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush dhe çfare kalon nëpër kufijtë e saj. Na vjen mirë që mbrëmë nuk kishte konfrontime në kufi”, ka thënë Schohn.

Ajo më tej ka shtuar se SHBA-ja përkrah fuqishëm dialogun e moderuar nga BE-ja “si mënyrën më të mirë për të ecur përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”.

Së fundi janë rritur zërat që thonë se obstruksionet e Serbisë vijnë pas ndryshimeve në administratën e SHBA-së, ku serbët llogarisin në përkrahjen e presidentit të ri amerikan, Donald Trump. E pyetur për mundësinë e ndryshimit të kursit amerikan në raport me Kosovën, me ardhjen e Trumpit, zëdhënësja e Ambasadës amerikane në Prishtinë ka përmendur vazhdimësinë e politikës amerikane në Ballkan.

“Politika e SHBA-së lidhur me Ballkanin në dy dekadat e fundit ka qenë relativisht konsistente pa marrë parasysh se cila parti ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi parë asnjë indikacion se kjo do të ndryshojë”, ka thënë Schohn.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here