Shqiptari në Itali kërkon ndihmë për t’u orientuar, masakrohet nga disa të rinj

0

Një shqiptar është dhunuar nga disa të rinj në Xhenova të Italisë. Sipas mediave vendase, shqiptari rreth 30 vjeç identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur zbriti nga treni në Via Merano, pavarësisht se duhet të kishte ndaluar në një stacion më parë.

Loading...

Shqiptari zbriti në gjendje të dehur, ndërsa kërkoi ndihmë për t’u orientuar nga disa të rinj, por në vend të kësaj mori grushte dhe shkelma. Shqiptarit iu grabiten 40 euro dhe celulari që kishte me vete. Ndërkohë si pasojë e plagëve të marra u dërgua në spital për ndihmën mjekësore.

Pas ndihmës së pare mjekësore, 30 vjecari shqiptar është treguar i zgjuar, pasi i dha policisë një ‘smartphone’ që i kishte rënë nga xhepi një prej të rinjve që e sulmuan. Policia gjurmoi agresorin italian, një 18-vjecar i cili po hetohet në gjendje të lirë.

Loading...

Lini nje pergjigje