Shokojnë shkencëtaret: Gjenet e trupit të vdekur janë aktiv edhe disa ditë pas vdekjes

0
197
Handmade Software, Inc. Image Alchemy v1.10

Çfarë ndodh pas vdekjes mbetet për shumë prej nesh një nga pyetjet që nuk ka gjetur ende përgjigje. Por, kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se disa gjene mund ta zhvillojnë aktivitetin edhe disa ditë pas vdekjes.

Sipas tyre, më shumë se 1 mijë gjene janë aktive dhe pas vdekjes. Më shumë sesa për të kuptuar vdekjen, ky zbulim mund të ndikojë në përmirësimin e procesit të transplantit të organeve.

Për të kryer këtë studim, shkencëtarët e Universitetit të Uashingtonit përdorën minjtë dhe peshqit-zebër.

Në qelizat e gjalla, gjenet aktive transkriptohen nga makineria qelizore, duke krijuar një kopje të përkohshme të informacionit gjenetik në formën e ARN-së. Sa më shumë ARN gjendet në qarkullim, aq më aktiv është gjeni.

Gjatë eksperimentit, shkencëtarët gjetën 1 063 gjene aktive.

Në dy studime të publikuara online në lidhje me këtë temë gjatë muajit qershor, thuhet se shumica e gjeneve që “kapërcenin” vdekjen hynin në veprim 30 minuta pasi ngordhte kafsha. Por vetëm disa prej tyre vazhdonin të ishin aktive edhe pas 24-48 orësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here