Sherr me armë në qendër të Shkodrës, një i ri mbetet i plagosur

0

Një i ri ka mbetur i plagosur në qendër të qytetit të Shkodrës pas një debati të çastit.  Mësohet se Adem Ademi, 26 vjeç u qëllua me armë zjarri duke mbetur i plagosur. Plagosja erdhi pas një debati të çastit me një bashkëmoshatarë të tij, shkruan panorama. Sherri ndodhi rreth orës 16:40 njoftohemi se në vendin e quajtur “Radio Shkodra” tek ish “5 Heronjtë”, Shkodër ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

 Sipas policisë, Ademi ka marrë plumb në këmbë. Ai u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
Loading...

Loading...

Lini nje pergjigje