Reali i dha fund rekordit pa humbje

0
151

Dy takime të njëpasnjëshme në fushën e Seviljes rezultuan si tepër për një skuadër si Reali i Madridit. Po aty ku madrilenët vendosën rekordin e tyre në futbollin spanjoll me 40 ndeshje radhazi pa humbje, ata i dhanë fund të njëjtit rekord.

Të enjten, për Kupën e Mbretit, ishte Reali që përmbyste rezultatin dhe fiksonte një barazim me një gol të minutës së 93-të të Benzema-së.

Krejt e kundërta ndodhi të dielën, kur Sevilja përmbysi epërsinë e përkohshme të miqve, me një fitore të siguruar në minutën e 91-të, kur do të shënonte Jovetic.

Fitorja 2-1 e së dielës e ngushton në një pikë largësinë mes Realit kryesues dhe Seviljes së vendit të dytë, me madrilenët që kanë një ndeshje më park.

Kur vjen puna te analizimi i takimit, Zinedine Zidane, trajneri i Realit, e sheh dështimin të ketë ardhur nga humbja e përkohshme e përqendrimit nga lojtarët e tij.

“U shtendosëm për pesë minuta, dhe kjo mjaftoi që fitorja të na ikte nga duart,” u deklaroi francezi gazetarëve pas mbylljes së ndeshjes.

“E vështirë të shohësh se si shkoi ndeshja, por ky është futbolli, dhe duhet ta pranojmë rezultatin. Ia dolëm mirë për 85 minuta, por e humbëm përqendrimin për vetëm pesë të tilla.”

Sa për Seviljen, Zidane e pranoi se bëhej fjalë për një skuadër vërtet rivale.

“Sevilja tregoi se ata janë rivalë të njëmendtë për La Ligën.”

Reali i Madridit pret të shtunën që vjen Malagën, ndërkohë që Sevilja luan një ditë më pas në fushën e Osasunës. /tesheshi.com/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here