Plazhi i mallkuar: Turistët zhduken dhe askush nuk mund t’i gjejë

0
315

 

Në Gujarat të Indisë gjendet plazhi i cili të gjithëve ua fut frikën deri në në palcë. Kur bie nata qentë fillojnë të lehin. Dëgjohen zëra të çuditshëm, ndërkaq banorët vendës natën në plazh nuk shkojnë. Plazhi Dumas në shtetin indian Gujarat është destinim turistik i popullarizuar, mirëpo edhe vend me të cilin lidhen shumë tregime. Banorët vendës gjithmonë i shmangen plazhit natën, sepse thonë që njerëzit zhduken. Në të vërtetë janë shënuar disa raste të turistëve, mirëpo edhe të banorëve vendës të cilët në plazh kanë shëtitur natën dhe më vonë askush nuk ka mundur t’i gjejë. Kur dielli perëndon gjoja të gjithë qentë fillojnë të lehin. Disa njerëz kanë treguar që natën kanë shëtitur bashkë me qentë, ndërkaq kur i afroheshin pazhit, qentë i ndalnin dhe nuk i lejonin të shkonin tutje. Banorët vendës thonë që natën në plazh dëgjohen zëra të çuditshëm. Disa thonë që kanë dëgjuar pëshpëritje që u thoshin që të ktheheshin. Besohet se plazhi është i mallkuar, sepse në të janë krematuar shumë të vdekur.

 Kështjella e mallkuar në të cilën askush s’guxon të qëndrojë natën

Edhe një vend ndër “të mallkuarit” në Indi është kështjella Bhangarh, e cila gjendet në shtetin indian Rajasthan. Qeveria ua ndalon vizitorëve që në kështjellë të hyjnë pas perëndimit dhe para lindjes së diellit. Lidhur me kështjellën ekzistojnë legjenda të ndryshme. Sipas një legjende, kështjellën e ka mallkuar magjistari Singhiy. Ai ka qenë i dashuruar në princeshën Ratnavati, e cila ka jetuar në pallat. Një herë e ka parë shërbëtoren e saj se si i blinte parfume në treg. Ka dashur t’i bëjë magji në mënyrë që princesha kur ta vinte aromën, të dashurohet në të. Mirëpo, princesha parfumin e ka derdhur në dysheme dhe është krijuar shkëmbi i cili e ka mbytur magjistarin. Ai para se të vdiste e ka mallkuar pallatin. Vitin tjetër në betejën e cila është zhvilluar në pallat, princesha është vrarë. Sipas legjendës tjetër, kështjellën e ka pushtuar shpirti i majorit britanik, Burton. Ai ka shërbyer në familjen fisnike Kota, ndërkaq edhe dy bijtë e tij i kanë vrarë ushtarët indianë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here