PD në Korçë/ Akuza qeverisë: Keni braktisur familjet në nevojë, shumë familjeve u keni hequr asitencën

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Elena Qirici deklaroi se në Korçë nuk është marrë asnjë masë për dimrin e acartë, nërsa familjet në nevojë janë braktisur. Ligjvënësja e djathtë theksoi se qeveria dhe bashkia e këtij qyteti nuk kanë bërë asnjë investim për rrugë të papastruara, puseta të munguara, që sipas saj vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Loading...

Nga ana tjetër ajo ngriti shqetësimin se shumë familje të varfra nuk marrin dot asistencë, pasi këtë të drejtë ua kanë hequr.

REAGIMI I DEPUTETES
Këto ditë të vështira dhe të acarta dimri, i ndamë me familje në mbijetesë, në shtëpi dhe familje ku e ftohta/dimri është për ta e vetmja stinë e vitit. Rrugë të papastruara, puseta të munguara ku vihet në rrezik jeta e këmbësorëve, ku dëmtimi i automjeteve është i pashmangshëm. E pra, mes këtyre rrugëve të ngrira, të papastruara nga dëbora, ku Bashkia nuk kishte hedhur asnjë grusht kripë, apo një lopatë skorrje, shkuam dhe takuam varfërinë, skamjen. Ndihmuam modestisht mesa mundëm, familje pa të ardhura, ose me të ardhura minimale, familje me anëtarë të papunë, pa asistencë sociale, pa kemp, takuam dhe ndamë orë dhe ditë me njerëz të privuar nga gjithçka, përveç ajrit që thithin.

Disa njerëz të mirë dhe humanë u falin dhe u japin aq sa mundin. Kurse një Bashki dhe një Shtet, u ka marrë edhe asistencën, edhe kempin, por mbi të gjitha shpresën dhe besimin. Bashkia i shikon këto familje si ngarkesë, si peshë, si avari, ndryshe do të kishte bërë diçka për këta njerëz, për të qenë pranë këtyre familjeve. Dëbora po mbulon edhe sot rrugët e Korçës. Por grupe administrative të Bashkisë, mesa duket nuk kanë më kohë për asgjë, veçse të gjejnë forma për të populluar Pazarin dhe Pedonalen, me terminal Kullën.

Loading...

Lini nje pergjigje