Moderni shqiptar/ Kujtohet 42 vjetori i vdekjes së shkrimtarit Ernest Koliqi

0
182

 

Riduket në kujtesën e atdheut të tij me atributet e shkrimtarit, themeluesit të tregimit modern shqiptar, poetit, romancierit , përkthyesit, gazetarit, dramaturgu dhe studiuesit të palodhur të folklorit

 

Duke shfletuar kalendarin historik, më 15 janar, kujtojmë prof. Ernest Koliqin në përvjetorin e vdekjes. Si dje, para 42 vitesh letërsia shqipe humbi një person të rëndësishëm që ka kontribuar gjithmonë me veprat e tij, të cilat kanë lënë gjumë dhe vazhdojnë të lexohen dhe sot. Më 15 janar 1975 u nda nga jeta Ernest Koliqi, shkrimtar, përkthyes, studiues i letërsisë, publicist e botues. Në përvjetorin e vdekjes, Ernest Koliqi riduket në kujtesën e atdheut të tij me atributet e shkrimtarit, themeluesit të tregimit modern shqiptar, poetit, romancierit, eseistit, përkthyesit, gazetarit, dramaturgut, mbledhësit dhe studiuesit të palodhur të folklorit, veprimtarit të shquar në fushën e politikës e të kulturës së shekullit XX brenda e jashtë Atdheut.

Ernest Koliqi

Lindi në qytetin e Shkodrës, ku ndoqi Kolegjin Saverian të Jezuitëve dhe më pas vijoi shkollimin në Arice të Lombardisë. U kthye në Atdhe në vitin 1922, ku u integrua shpejt në jetën kulturore dhe politike të vendit, si veprimtar i shoqërive “Bashkimi” e “Atdheu”. Gjatë viteve 1933-1937 ndoqi studimet e larta për letërsi në Universitetin e Padovas. Në vitet e pushtimit italian u emërua ministër i arsimit. Në vitin 1943 largohet nga Shqipëria për të marrë drejtimin e katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin “La Sapienza”, Romë, ku qëndroi deri në fund të jetës. Ernest Koliqi është autor i mjaft veprave letrare. E nisi krijimtarinë me vjersha, të cilat i botoi në gjuhën italiane, në të përjavshmen studenteske “Noi giovani” të Bergamos. Nga veprat e tij kujtojmë poemthin dramatik “Kushtrimi i Skanderbeut” me përmbajtje patriotike (1924); “Hija e Maleve” (1929) e “Tregtar flamujsh” (1935), novela kushtuar jetës në Shkodër. ”Symfonia e Shqypeve” (1936), që përkujton lavditë dhe fatkeqësitë e përjetuara nga Shqipëria e mes paqartësive të kohës Koliqi paralajmëronte një të ardhme të lumtur për Vendlindjen; “Gjurmat e Stinve” (1933), “Pasqyra e Narçizit” (1936). Me vlerë të madhe është edhe përkthimi i: “Poetët e mëdhej t’ Italis” I (1932) Dante, Petrarka, Ariosto, Tasso, Parini, Manzoni e tjerë. Më pas botoi”Kangjellat e Rilindjes” (1959) dhe romanin “Shija e bukës së brume” (1960), ku ndjehet fuqimisht malli i mërgimtarit për tokën e vet. “Epika popullore shqiptare” (1937), që ishte temë e doktoraturës së tij. Meritoi medaljen e artë të Shoqërisë “Dante Aligheri”; “Yllin e artë për merita të shkollës”; ishte anëtar efektiv i Akademisë së Mesdheut”, Anëtar nderi i qendrës ndërkombëtare për studimet shqiptare në Palermo etj.  Arbëreshët e Frashinetos, duke dashur të nderojnë kujtimin e Ernest Koliqit dhe të vënë në dukje kontributin e jashtëzakonshëm që dha në studimin e traditave arbëreshe, i vunë emrin e tij Shkollës së tyre të mesme shtetërore. Vepra e tij, e ribotuar disa herë në Shqipëri dha jashtë saj, vijon të ndiqet me interesim të madh nga lexuesi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here