“1.13 miliadë nga rroga”, ILDKPKI nis hetimin për pasurinë e deputetit Alfred Peza

0
190

Pas lajmit të bërë publik në media, në lidhje me pasurinë e deputetit Alfred Peza, bashkëshortja e të cilit zotëron në një bankë të nivelit të dytë aksione në vlerën e 1.13 miliardë lekësh, ILDKPKI nisi kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ për deputetin e Kuvendit.

Në njoftimin e ILDKPKI  thuhet se: Nisur nga njoftimet e mediave në lidhje me blerjen e aksioneve në bankën Credins nga bashkëshortja e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Alfred Peza, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë, Inspektori i Përgjithshëm bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar dhe ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të subjektit Alfred Peza.

Gjithashtu ILDKPKI  sqaron se objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit. Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur.

Reagimi

Në një status në faqen e tij në Facebook, Peza shkruan se hetimi i ILDKP-së duhet të jetë i paanshëm dhe profesional.

“Sapo jam informuar ne lidhje me njoftimin me te fundit per shtyp te ILDKPI, qe i adresohet personit tim, me cilesine e Deputetit te Kuvendit te Shqiperise. Mirepres kontrollin e plote dhe hetimin administrativ qe ILDKP ka nisur sot ne lidhje me pasurine e familjes time. Inkurajoj IDKPI ti shkoje deri ne fund, me shpejtesi, paanesi dhe profesionalizem ketij hetimi te thelle e shterues. Nxis institucionin qe me te njejten ndjeshmeri dhe seriozitet te hetoje kedo nga te zgjedhurit e Kuvendit te Shqiperise, te zgjedhurit lokale dhe persona te tjere subjekt i hetimit nga ana e ketij institucioni, sot e ne vazhdimesi, per te cilet ka patur, ka apo do te kete indicie te njejte apo te ngjashme. Une dhe bashkeshortja ime, jemi te hapur dhe do te qendrojme 24 ore/ 24 ne dispozicion te ILDKPI per te bashkepunuar ne sqarimin dhe perfundimin e plote te kontrollit dhe hetimit te sapo nisur”, shkruan Peza.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here